12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreIntervista"Hatay e harxhoi energjinë, koha po afrohet për Stambollin", gjeoshkencëtari turk ngre...

“Hatay e harxhoi energjinë, koha po afrohet për Stambollin”, gjeoshkencëtari turk ngre alarmin…

Pas disa tërmeteve shkatërrimtare në Turqi e Siri, ku mbi 45 mijë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë vijojnë të jenë nën rrënoja, një paralajmërim tjetër ka ardhur.

Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj; koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për t24.

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.

Dy tërmete ranë dje në Hataj, dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

Tre persona humbën jetën, dhe 213 të tjerë u plagosën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat