Përmes aparaturave të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet për gjendjen e gomave.
“Kemi pasur shumë raste që janë konstatuar mjetet në shkelje, sepse nuk ka qenë ky informacion më përpara. Thellësia e luleve të gomave për mjetet duhet të jetë 1,6 mm, për rimorkiot 1 mm dhe për motomjetet 0.5 mm”, thotë për Klan specialistja e qarkullimit rrugor Olta Lami.
Kontrolle të tilla po bëhen për të evituar aksidentet rrugore.
Pas thuajse një jave që nga nisja e këtij aksioni, rezulton se gomat e mjeteve të mëdha janë më problematike.
Për këto shkelje parashikohen gjoba.
“Për evidentimin e çdo rasti ku nuk plotësohen kërkesat teknike dhe funksionale të gomave për qarkullim merret një masë administrative nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”.
Kontrollet janë fokusuar fillimisht në segmentet interurbane të Tiranës.
LEXO EDHE: 122 viktima në 9 muaj nga aksidentet rrugore/ Shqipëria dyfish më shumë vdekje se BE