0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTregu i sigurimeve në Shqipëri Janar-Korrik 2021/ Më shumë dëme motorike të...

Tregu i sigurimeve në Shqipëri Janar-Korrik 2021/ Më shumë dëme motorike të paguara

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2021 kapën vlerën 10,936 milionë lekë, ose 18.62% më shumë se në periudhën janar-korrik 2020. Gjatë periudhës janar-korrik 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 601,474 me një rritje prej 14.71% krahasuar me periudhën janar-korrik 2020.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.54 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.25%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.99% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.01% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-korrik 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,245 milionë lekë, ose 6.99% më pak se në periudhën janar-korrik 2020.

Gjatë periudhës janar-korrik 2021, dëmet e paguara bruto të sigurimit motorik
kapën vlerën 2,386 milionë lekë duke pësuar një rritje me rreth 44.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe: http://Afro 1.2 miliardë lekë për Sigurimin e Jetës në Tiranë, ja kompania që dominon tregun

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat