14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurim i detyrueshëm nga katastrofat? Ponari: Shteti mund ta bëjë vetë përmes...

Sigurim i detyrueshëm nga katastrofat? Ponari: Shteti mund ta bëjë vetë përmes dy formave

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari ishte i ftuari i gazetares Oljana Maloku në “Pro Business”, në Klan Plus ku foli mbi mënyrën e menaxhimit të katastrofave natyrore, rolin e shtetit dhe ndikimin që duhet të ketë industria e sigurimeve.

Nxitur nga tërmeti tragjik në Turqi, Z. Ponari u pyet nëse “duhet të kemi një skemë të detyrueshme të sigurimit nga katastrofat dhe se çfarë modeli duhet të ndjekim?“.

Sipas tij, modelet që duhen ndjekur ekzistojnë tashmë dhe se Shqipëria nuk ka nevojë të bëjë “shpikje” të reja

Avni Ponari: “Për mbrojtjen nga katastrofat ka disa zgjidhje. E para dhe më e preferueshmja do të ishte që qytetarët të siguroheshin vetë. Por për shkak të mentalitetit, shqiptarët në përgjithësi nuk e bëjnë diçka të tillë.

Njëra mënyrë është që këtë sigurim ta bëjë shteti, përmes dy formave.

E para, shteti vetë të blejë risk nga katastrofat në tregjet ndërkombëtare, deri në një limit të caktuar, duke paguar një prim të caktuar.

E dyta, të gjithë individët të marrin pjesë në skemë duke paguar prime dhe, nëse paguajnë të gjithë, atëherë primi do të rezultojë shumë i ulët, nga 1,500 deri në 5,000 lekë në vit për një banesë.

Në këtë mënyrë, tregu i sigurimeve mund të dalë në tregjet ndërkombëtare, të blejë një vlerë të caktuar risku nëpërmjet risigurimit.

Në rast dëmi, tregu i sigurimeve do të paguajë një pjesë të vogël të vlerës, ndërsa pjesën më të madhe i paguajnë risiguruesit e huaj që i kanë risiguruar këto përgjegjësi.

Ekzistojnë modele dhe skema që mund të ndiqen dhe të implementohen, nuk është asgjë e re që duhet bërë për herë të parë. Duhet vetëm vullnet për vepruar…”

Intervista e plotë: 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat