Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në fshatin Tregtan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Volkswagen”, në fshatin Vranisht, ka përplasur një automjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. K.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu, janë dëmtuar lehtë pasagjerët e automjetit me drejtues shtetasin A. K., shtetasja R. K. dhe një 16-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë mjekim, janë larguar në banesë.
LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…