11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnticikloni i Azoreve ndikon në qëndrueshmërinë atmosferike, mësoni si do të jetë...

Anticikloni i Azoreve ndikon në qëndrueshmërinë atmosferike, mësoni si do të jetë moti këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të Anticiklonit të Azoreve deri në europën qëndrore.

Ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi; do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës kjo për shkak të masave ajrore më të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim nga kuadrati I veriut mesatare me shpejtësi 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës e fortë dhe shpejtësi deri në 10-14m/s.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat