Tragjedi në Tetovë, aty ku mbrëmjen e djeshme u dogj krejtësisht spitali që trajtonte edhe të prekur me Covid-19.
Ministria e Shëndetësië së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka një numër të saktë të viktimave që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në spitalin Covid në Tetovë.
Për momentin janë dhjetë viktima, konfirmoi Ministria, dhe shtoi se numri mund të rritet. Ndaj dhe u kërkoi mediave të mos spekulojnë me këtë fakt.
Ndërkohë, 5 prokurorë janë dërguar për të hetuar mbi shkaqet dhe pasojat e zjarrit në spital, që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së mërkurës.