11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeQindra familje të bllokuara në rrënoja, 23 mln njerëz po vuajnë pasojat...

Qindra familje të bllokuara në rrënoja, 23 mln njerëz po vuajnë pasojat e tërmetit në Turqi e Siri

23 milionë njerëz janë duke vuajtuar pasojat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Ndërkohë që numri i viktimave ka kaluar 5300, grupet e emergjencës janë në luftë me kohën për të shpëtuar nga rrënojat sa më shumë jetë njerëzish. Në total nga më tepër se 70 shtete janë anagzhuar mbi 53 mijë trupa në operacionet e kërkim-shpëtimit në të dy shtetet.

Një fëmijë erdhi në jetë nën rrënojat që ka lënë pas tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë e Sirinë, por mijëra të tjerë mund të jenë nën gërmadha sipas UNICEF.

Mijëra të rritur po ashtu.

Disa po dërgojnë video, mesazhe zanore e vendndodhje duke kërkuar ndihmë.

Mbi 53 mijë persona, një pjesë e të cilëve nga 65 shtete të botës, janë përfshirë në operacionet e kërkim shpëtimit.

8000 njerëz u shpëtuan deri mesditen e së martës.

Tashmë është luftë me kohën që ecën dhe kushtet e vështira atmosferike.

Çdo orë që kalon i ul shpresat për të mbijetuar të tjerë dhe rrit bilancin e tragjedisë.

Të paktën 3,549 persona janë konfirmuar të vdekur dhe mbi 22 mijë të tjerë të plagosur në 10 provincat turke më të goditura.

Bashkë me të dhënat që vijnë nga zonat e prekura në veri të Sirisë, përllogariten mbi 5000 të vdekur.

Ndihmat me ushqime, mjekë, infermierë zjarrëfikës ashtu edhe çadra strehimi, medikamente e veshje vijojnë të mbërrijnë në Turqi e Siri, ku sipas OKB-së 23 milion njerëz po përballen me pasojat e tërmetit.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan lajmëroi i gjendjen e emergjencës për 3 muaj në 10 provincat e prekura nga tërmeti, ndërsa një ditë më parë shpalli 7 ditë zie kombëtare.

 “Fatkeqësia më e madhe që ka goditur vendin” u shpreh Presidenti turk në një mesazh ku bëri të ditura masat dhe ndihmën ndërkombëtarë për menaxhimin e situatës.

Pamjet nga ajri tregojnë përmasat e tragjedisë, ndërsa mes gërmadhave vijon lufta për jetën në mes të dimrit të ashpër dhe dridhjeve të vazhdueshme të tokës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat