Një biznes, bar kafe, ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Memaliaj.
Sipas informacionit nga policia bëhet me dije se lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.
Po ashtu për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz.
Pse siguracionet janë të rëndësishme për biznesin?
Sigurimi i pronës është shumë i rëndësisshëm për biznesin, i vogël apo i madh qoftë ai.
Nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani vetë dëmet e shkaktuara. Në varësi të dëmit ju mund të rrezikoni edhe falimentin.
Sigurimi nga Zjarri për Bizneset
Ky siguracion përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin.
Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme.
Pra mund të ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.
Ky siguracion ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke dëmshlërblyer ato ose duke e kthyer pronën tuaj në gjendjen paraprame.
LEXO EDHE: Digjet mobileria në Pogradec/ Kush e paguan dëmin nëse biznesi është i pasiguruar?
PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET
Siguracionet i japin qytetarit personalitet dhe siguri për të qenë i mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.
Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.
Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar. Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.
Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.
Merr një ofertë tani duke shkruar në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829