9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVirozat mbingarkojnë sistemin shëndetësor në Shqipëri/ Çfarë roli po luan TeleShëndetësia

Virozat mbingarkojnë sistemin shëndetësor në Shqipëri/ Çfarë roli po luan TeleShëndetësia

Covid-19 fillimisht dhe tashmë virozat e stinës kanë mbingarkuar sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Repartet e pediatrisë kryesisht janë të mbipopulluara, me qindra fëmijë dhe prindër që kërkojnë ndihmën mjekësore çdo ditë.

Një ngarkesë e tillë shkakton stress te stafet e spitaleve, prindërit por edhe vetë fëmijët ndaj Teleshëndetësia ka një ndikim të madh, pozitiv, në këto kohë të vështira me të cilat po përballemi…

Çfarë është teleshëndetësia?

Teleshëndetësia i mundëson pacientëve, madje edhe punonjësve të shëndetësisë që të aksesojnë këshillimin, kujdesin, edukimin, ndërhyrjen dhe monitorimin në distancë të pacientëve duke përdorur mjete dixhitale.

TeleShëndetësia ndryshon nga telemjekësia. Ndërkohë që, telemjekësia ofron shërbime klinike të tilla si diagnostikimin dhe monitorimin e pacientëve në distance, teleshëndetësia shkon edhe një hap më tej, duke përfshirë gjithashtu edhe shërbime jo-klinike, të tilla si edukimin dhe trajnimin në distancë.

Ky shërbim po njeh rritje të madhe në mbarë botën, sidomos pas përmirësimit të infrastrukturës së internetit dhe përdorimit në masë të rrugëve digjitale nga qytetarët.

Përse teleshëndetësia?

Teleshëndetësia ofron shumë avantazhe si për pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë.

Sot, industria mjekësore po përballet me shumë sfida: ndryshimet demografike të tilla si plakja e popullsisë, mungesa e doktorëve në zonat rurale, dhoma të mbipopulluara pritjeje, rritja e shpenzimeve mjekësore etj.

Teleshëndetësia i mundëson pacientëve që të ndihmojnë vetveten me shërbimet për të cilat ata kanë nevojë direkt nga celulari i tyre, në komunikime audio ose video me mjekë të licensuar, pa qenë nevoja të dalin nga shtëpia apo të presin në rradhë dyerve të klinikave apo spitaleve.

TeleShëndet nga SIGAL UNIQA, “Mjeku në celularin tuaj”

Që prej fillimit të vitit 2020, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për klientët e saj shërbimin “TeleShëndet”.

Kjo risi në tregun e sigurimeve në Shqipëri është përqafuar nga mijëra individë dhe biznese, ndërsa mundëson:

  • Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  • Ngarkimi dhe ruajtja e analizave të ndryshme
  • Marrja e recetës mjekësore online
  • Në rast kur ju rekomandoohet një ilaç, mjekët e “TeleShëndet” ju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj

Por përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh si:

  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin mjekësor “SIGAL TELESHENDET

Çmimi – Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.

Si shkarkohet “TeleShëndet”

Aplikacioni mund të shkarkohet lehtësisht në çdo celular, iPhone apo Android. Regjistroheni në pak minuta dhe 24 orët e para mund ta provoni falas shërbimin e mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al.

Klientë të kënaqur të TeleShëndet:

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat