Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura.
Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mengjesit përgjatë luginave. Përgjatë aksesve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi derinë 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 4°C, në zona e ulëta -3 deri 14°C, në zona bregdetare 2 deri 13°C