Dy pasagjerë në bordin e një fluturimi për në Singapor u plagosën pasi një karikues portativ mori flakë teksa avioni po përgatitej për ngritje dje.
Pamjet alarmante të marra nga telefoni i një pasagjeri të paidentifikuar dhe të qarkulluara në mediat sociale tregojnë stjuardesat që përpiqen të mbajnë të qetë njerëzit e shqetësuar ndërsa zjarri dhe tymi fillon të shkaktojë panik.
Zjarri filloi kur një bankë energjie u ndez spontanisht dhe shpejt e mbushi ajrin me tym, duke detyruar të gjithë 189 pasagjerët dhe ekuipazhin të evakuonin avionin që ishte gati për t’u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.
Dy persona në bordin e fluturimit TR993 morën djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë u evakuuan të padëmtuar.