14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkup, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve vendos shumën minimale për pagesën e...

Shkup, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve vendos shumën minimale për pagesën e dëmit në rast aksidenti

Nga ky fillimvit, shumat e paguara nga shoqëritë e sigurimit për dëmtimet që kanë shkaktuar paaftësi apo invaliditet duhet të jenë më të larta ose të barabarta me ato minimalisht të përcaktuara.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve, përcaktoi vlerat (përqindjet) minimale që shoqëritë e sigurimit duhet të paguajnë për invaliditetin e përhershëm të mbuluar nga sigurimi i aksidenteve.

Nëpërmjet vlerave minimale të përcaktuara të dëmshpërblimit, për të gjitha llojet e dëmtimeve që shkaktojnë paaftësi apo invaliditet të përhershëm, AMS-ja e ka ngritur nivelin e mbrojtjes për më shumë se 650,000 qytetarë që blejnë sigurimin nga aksidentet.

Tabela është hartuar nga AMS-ja në bashkëpunim me shoqëritë e sigurimeve dhe si bazë është përdorur tabela që ka qenë në fuqi deri në vitin 2005.

Në procesin e krijimit të tabelës janë shfrytëzuar edhe përvoja nga tregjet e sigurimeve në Republikën e Serbisë, Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Sllovenisë.

Vendosja e një Tabele të Njësuar të Invaliditetit vjen pasi AMS-ja konstatoi një dobësi në funksionimin e sistemit të sigurimeve në klasën e sigurimit nga aksidentet.

Konkretisht, nga analiza e tregut të sigurimeve ka konstatuar se në mesin e kompanive të ndryshme të sigurimeve ka përqindje të ndryshme të invaliditetit për të njëjtin dëmtim ose për dëmtime të ngjashme të përcaktuara në tabelat e aftësisë së kufizuar që janë përdorur deri në fund të vitit 2022.

Në raste të tilla, krahasimi i primit dhe i shumës së siguruar, pa ditur përqindjet për invaliditetin në tabelë, nuk mund të çojë në zgjedhjen e mbulimit më të përshtatshëm të sigurimit. Kjo tendencë u shpreh veçanërisht në procedurat e prokurimit publik gjatë përzgjedhjes së sigurimit nga aksidentet.

Sigurimi nga aksidentet është klasa më masive e sigurimeve vullnetare për të cilën qindra mijëra qytetarë paguajnë sigurimin kolektiv në rast aksidenti si punonjës, nxënës dhe fëmijë.

Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS nga shoqëritë që shesin këtë lloj sigurimi, qytetarët dhe kompanitë kanë investuar 495 milionë denarë (8 milionë euro) në këtë klasë të sigurimit për 9-mujorin 2022.

LEXO EDHE: Tregu i Sigurimeve/ “UNIQA Macedonia” ndjek trendet dhe parashikimet botërore

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat