Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Arbrit.
Këtë herë, një automjet ka humbur kontrollin pranë fshatit Smollik në Bulqizë dhe ka rënë në greminë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka disa persona të plagosur që janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ky i është i treti aksident që shënohet vetëm javën e fundit.
Më 4 janar, përplasja e dy makinave në Rrugën e Abrrit solli aksidentin tragjik me tre viktima, dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim e Murat Istrefi si dhe Lulzime Istrefi.
Ndërsa natën e ndërrimit të viteve ndërroi jetë në të njëjtin vend një 24-vjeçar.
Banorët e zonës vijojnë të këmbëngulin se aksi rrugor jo vetëm duhet përmirësuar me mbikalime apo nënkalime por duhet vendosur edhe sinjalistika e duhur.
“Nuk ka sinjalistikë”.
“Këtu mbrojtësja anësore është dheu“.