Në Kinë, 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në provincën Jiangxi.
Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore.
“Aksidenti shkaktoi viktima dhe shumë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital”, saktësoi rrjeti televiziv CCTV duke cituar autoritetet lokale.
Për arsye ende të paqarta, një kamion ka goditur një kortezh funerali.
Dëshmitarët thonë se kamioni goditi makinat e fundit të kortezhit, duke u ndalur vetëm pas makinës së të ndjerit.
Një shkak i mundshëm mund të jetë mjegulla pasi më parë ishte lëshuar një paralajmërim për shoferët për shikueshmëri të dobët.