16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë QSUT mungojnë pajisjet/ Anulohen operacionet në zemër, të sëmurët përcillen në...

Në QSUT mungojnë pajisjet/ Anulohen operacionet në zemër, të sëmurët përcillen në spitalet private

Në shërbimin e kardiokirurgjisë janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se në sallat e operacioneve mungojnë oksigjeneretorët, materiale shumë të domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër.

Në këtë shërbim, kryhet vetëm një ose dy ndërhyrje që janë raste shumë urgjente, të tjerët përcillen për në spitalet private ose ata të cilët kanë ndërhyrje të planifikuara do të duhet të presin deri sa sallat të pajisen me oksigjeneratorë, raporton Top Channel.

 

Mjeket kirurgë në këtë spital janë vënë në vështirësi përpara pacientëve dhe të afërmve të tyre, të cilët duhet t’i orientojnë drejt spitaleve private kur nuk mund të presin.

Sipas Top Channel, ka pacientë në pritje për ndërhyrje që prej katër muajsh.

Kjo është hera e parë që një shërbim i rëndësishëm, si kardikirugjia, të ndërpresë punën.

Kujtojmë se, kostoja e ndërhyrjeve kardiovaskulare në një spital privat varion nga 6 deri në 12 mijë euro. Dhe ka raste kur mund të kushtojë edhe më shumë.

LEXO EDHE: Në spitale 8 javë për analiza dhe ekzaminime/ Sigurimi Privat i Shëndetit, mbrojtja më e mirë kur keni më shumë nevojë

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat