Kalifornia ndoshta i shpëtoi të ftohtit ekstrem që mbërtheu shtetet e bashkuara të amerikës gjatë periudhës së festave të fundvitit, por moti i keq ka shumë forma.
Shteti amerikan është përballur tani me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe borë në zonat më të larta.
Ekspertët e motit thonë se kjo është vetëm një pjesë e motit ekstrem që ka goditur Kaliforninë dhe parashikojnë se më e keqja nuk ka ardhur ende.
Meteorologët flasin për një ‘ciklon bombë’ të kombinuar me një ‘lumë atmosferik’, domethënë një rrymë ajri të lagësht që mbart avujt e ujit në distanca të largëta prej mijëra kilometrash.
‘Lumenjtë atmosferikë’ sjellin reshje, por nëse ata janë jashtëzakonisht intensivë, siç është ai që po regjistrohet në shtet këto ditë, shiu dhe bora në male arrijnë nivele të paprecedenta.
Kombinimi i “ciklonit bombë” dhe një “lumi atmosferik” të fortë është ajo që shqetëson ekspertët në Kaliforni. Stuhitë shkaktohen kur një masë ajri me presion të ulët takohet me një masë me presion të lartë. Rrjedha e ajrit është nga presioni i lartë te presioni i ulët, dhe kjo shkakton erën.
Në një ciklon bombë e rëndësishme është se sa shpejt bie presioni në masën e ajrit me presion të ulët. Sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më të forta janë erërat.
LEXO EDHE: “Sjellin ngjarje ekstreme”/ Ekspertët: Shqipëria në rrezik nga ndryshimet e klimës
Ndryshimet klimatike po ndikojnë përherë e më shumë mbi natyrën dhe jetën e mbarë botës por edhe të vendit tonë, Shqipërisë, edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë.
Madje Shqipëria klasifikohet si një ndër vendet më të rrezikuara nga fenomenet ekstreme të ndryshimeve të klimës.
Për këtë arsye, vazhdimisht, ekspertët e sigurimeve kanë apeluar tek qytetarët të sigurojnë shtëpitë dhe pronat e tyre në mënyrë që impakti i katastrofave natyrore të mos rëndonte buxhetet familjare por edhe ato të shtetit.
Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë. Pasi qëllimi i Sigurimit të Pronës, Shëndetit e çdo gjëje tjetër me vlerë është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.
Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.
Në rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.
Për fatin e mirë të të gjithë, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë, duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit .
Për më tepër që, tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.
Mjafton vetëm një celular dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kështu kohë dhe para.