Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem serioz këtë fillimviti në Shqipëri.
Pas aksidentit të djeshëm tragjik në Rrugën e Arbrit ku humbën jetën 3 persona e u plagosën 4 të tjerë, ditën e sotme dy të tjerë janë regjistruar në Maminas dhe Vlorë.
LEXO EDHE: FOTO/ Aksidenti tragjik me 3 viktima në Rrugën e Arbrit, çfarë ka mbetur nga 2 mjetet
Konkretisht, në Maminas, një automjet ka përplasur një motor ku pasojë janë lënduar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.
Sipas policisë, të lënduarit janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë aksidenti i rradhës u regjistrua në qytetin e Vlorës, në Rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një kalimtar i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal.