18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Maminas makina përplas motorin, në Vlorë kalimtarin/ Tre të plagosur në...

Në Maminas makina përplas motorin, në Vlorë kalimtarin/ Tre të plagosur në dy aksidente

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem serioz këtë fillimviti në Shqipëri.

Pas aksidentit të djeshëm tragjik në Rrugën e Arbrit ku humbën jetën 3 persona e u plagosën 4 të tjerë, ditën e sotme dy të tjerë janë regjistruar në Maminas dhe Vlorë.

LEXO EDHE: FOTO/ Aksidenti tragjik me 3 viktima në Rrugën e Arbrit, çfarë ka mbetur nga 2 mjetet

Konkretisht, në Maminas, një automjet ka përplasur një motor ku pasojë janë lënduar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Sipas policisë, të lënduarit janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë aksidenti i rradhës u regjistrua në qytetin e Vlorës, në Rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një kalimtar i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat