Gjashtë punëtorë ndërtimi janë shtypur për vdekje në një aksident tragjik në Turqi,pasi një vinç ka rrëzuar aksidentalisht ngarkesën sipër tyre.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur pasi metali dhe mbeturinat ranë në çatinë e një konvikti të improvizuar në vendin e ndërtimit në Bornova, Izmir, Turqi.
Sipas “The Mirror”, krahu i vinçit 300 metra i gjatë u këput ndërsa po ngrinte materiale ndërtimi që ranë në kontejnerin ku po flinin punëtorët. Policët, zjarrfikësit dhe ndihmës mjekësore arritën menjëherë në vendngjarje.
Mediat lokale raportuan se pronari i firmës së ndërtimit Emrullah Yolci, shefi i kantierit Muhammet Fatih Yolci, oficeri i sigurisë Fikret Kamil Aydin dhe pronari i firmës së vinçave Irfan Kasirga u arrestuan pas tragjedisë. Prokuroria ka nisur gjithashtu hetimet për aksidentin tragjik, si dhe për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.