14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreEpidemi e gripit të shpendëve, Çekia asgjëson 750 mijë pula pas alarmit

Epidemi e gripit të shpendëve, Çekia asgjëson 750 mijë pula pas alarmit

Është rikthyer gripi i shpendëve dhe vendi më i prekur deri më tani është Republika Çeke. Një fermë pulash në Çeki, në fshatin Brod nat Tichou  ka asgjësuar 750.000 pula për shkak të shpërthimit të madh të gripit të shpendëve, që do të thotë gati 15% e totalit të pulave në të gjithë shtetin.

Javëve të fundit, disa ferma çeke, po ashtu, janë prekur nga virusi që momentalisht është kthyer problemi kryesor, kjo edhe për fuqinë blerëse pasi është rritur çmimi i vezëve.

“Situata është shumë serioze. Dhjetë raste të shpërthimeve të reja janë regjistruar në dhjetor në Çeki dhe situata është duke u rënduar”, tha përmes një deklarate Administrata Shtetërore e Veterinarisë, SVS.

Virusi H5N1 që shkakton të ashtuquajturin “gripin e shpendëve” është bërë mjaft i transmetueshëm dhe me shpejtësi në të gjitha vendet, prandaj fermerët çek janë urdhëruar që t’i mbajnë në ambiente të mbyllura shpendët në mënyrë që të parandalojnë transmetimin e virusit, pasi transmetohet te njerëzit.

Autoritetet shëndetësore evropiane muajin e kaluar paralajmëruar se kontinenti po përballet me shpërthimin “më të rëndë” të këtij virusi, teksa janë vrarë miliona shpezë.

Afër 2.500 raste shpërthimesh të gripit janë regjistruar në ferma në 37 shtete evropiane që nga tetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 dhe si rezultat i shpërthimeve janë asgjësuar rreth 50 milionë shpendë, por në bazë të këtyre statistikave rreziku për infektimin e njerëzve është i ulët, kurse rreziku për personat që punojnë në pulari është mesatar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat