14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVit i ri, produkti i ri nga SIGAL UNIQA/ Çfarë njofton Avni...

Vit i ri, produkti i ri nga SIGAL UNIQA/ Çfarë njofton Avni Ponari në rrjetet sociale

Post Covid dhe statistikat tregojnë rritje të numrit të personave me sëmundje kancerogjene te burrat dhe tek gratë.

Sëmundjet kancerogjene janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit.

Bazuar në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore.

Ato shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Duke parë këto statistika dhe numrin e personave të prekur çdo vit e në rritje, SIGAL UNIQA Group Austria prej disa vitesh ofron për klientët e saj siguracionin “Jetë Plus”, unik për tregun shqiptar të sigurimeve me mbulim në të gjitha spitalet dhe klinikat e botës deri në 1 milion euro. Ndërsa nga janari 2023 vjen me një tjetër produkt të ri, dedikuar tërësisht sëmundjeve kancerogjene.

Lajmin e bën të ditur vet Drejtori i Përgjithshëm i Grupit SIGAL UNIQA, z. Avni Ponari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruan z. Ponari në Facebook-un e tij:

“Viti 2023 nis me një produkt të ri sigurimi nga SIGAL UNIQA

Merr paratë dhe kujdesu per veten tënde.

Të vetëdijshëm për besimin që kanë qytetarët Shqiptarë tek SIGAL UNIQA, çdo vit na rritet përgjegjësia për të sjellë risi dhe për t’ju afruar çdo shtrese të shoqërisë me planet tona të Sigurimit të Shëndetit.

“Merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”. Kjo është motoja më e re e planeve tona të sigurimit, moto e cila e bën qasjen ndaj çdo individi që vendos të sigurohet privatisht, më praktike dhe mbi të gjitha me një mbështetje financiare të menjëhershme.

Ne e dimë, që sa herë një pacient merr një përgjigje të frikshme pas një ekzaminimi me echo, rezonancë apo analizë gjaku, ata nuk mjaftohen me përgjigjen e marrë dhe kërkojnë opinion mjekësor më të specializuar;

Pastaj, shikojnë llogarinë e kursimeve dhe nuk ngurrojmë as të bëjnë një telefonatë tek të afërmit e ngushtë për t’i mbështetur financiarisht.

Të dyja këto reagime, mbrojtja financiare dhe qasja cilësore ndaj shëndetit, do të jetë e konfiguruar në paketën tonë të re të shëndetit gjatë vitit 2023 dhe jo vetëm.

Një produkt për të gjithë me vetëm 2 deri 3 euro në muaj.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…”

E themeluar që në shkurt 1999 por gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në mbi 23 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri etën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

LEXO EDHE: Krah klientit atëherë kur ka më shumë nevojë/ Sigurimi i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s, lider edhe në dëmshpërblime

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat