16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSëmundjet tumoriale në rritje, fondet në ulje/ "Jetë Plus" nga SIGAL, një...

Sëmundjet tumoriale në rritje, fondet në ulje/ “Jetë Plus” nga SIGAL, një mundësi e artë për këdo

Teksa sëmundjet kancerogjene kanë një përhapje të gjerë përgjatë tranzicionit, kosto e trajtimit gjithashtu kanë qenë përherë një problem shumë i mprehtë.

Këto sëmundje janë nëntrajtuar me fonde publike dhe shumë terapi të reja mjekimi inovative të cilat janë përfshirë ende në listën e rimbursimit.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të katër kontratat koncesionare PPP në shëndetësi morën financime 30.8 milionë euro, në një kohë që fondet buxhetore për trajtimin e kancerit në të njëjtin vit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ishin vetëm 23 milionë euro, shkruan revista “Monitor”.

Tumoret janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit, në Shqipëri humbin jetën nga kjo sëmundje 3500-3600 persona në vit.

Studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se një e treta e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

Bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore. Ato shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve (shkaku i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare).

Çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona. Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjeç.

LEXO EDHE: A do të dëshironit Mamografi FALAS dhe “Jetë Plus” me çmim preferiencial?

Tumoret me të shpeshta janë tumori i mushkërive me rreth 800 raste të reja dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste në 2018.

Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qenë në rritje gjatë tre dekadave të fundit, kryesisht për arsye të rritjes së moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura më stilin e jetesës apo mjedisin.

Kjo prirje është shprehur sidomos në nivelin e përdorimit të shërbimeve shëndetësorë lidhur me sëmundjet tumoriale.

Prirjet në kohë të incidences për lloje të ndryshme të tumoreve nuk janë të njëjta. Kështu tumori i gjirit dhe tumori kolorektal (zorra e trashë) duket se kanë qenë në rritje, ndërkohë që tumori i stomakut apo ai i mushkërive, megjithëse tradicionalisht mjaft të shpeshtë në vendin tonë, nuk kanë pësuar rritje.

“Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA

Nëse po kërkoni një siguracion shëndeti, dedikuar enkas sëmundjeve të rënda, siç janë edhe tumoret, e gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Me Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë, ju mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.

Me “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL. Duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj

– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar

– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit

– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.

– Me Kartën “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.

Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron. 160 euro në vit për fëmijët dhe 230 euro në vit për të rriturit.

Një siguracion të tillë nuk mund ta gjeni askund tjetër ndaj nxitoni dhe blijeni për vete dhe më të dashurit tuaj në çdo pikë SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Ndaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.

LEXO EDHEBeteja me kancerin e gjirit/ Qytetarja nga Vlora: Falë SIGAL u kurova në spitalin më të mirë të Italisë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat