Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore. Ne sapo lamë pas përmbytjet e shkaktuara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, të cilat shkaktuan jo pak dëme financiare.
Por pavarësisht paralajmërimeve që vijnë edhe nga institucione ndërkombëtare mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe jo vetëm, vendi ynë renditet edhe mes shteteve që shpenzojnë më pak për sigurimin e pronës dhe shëndetit.
Tashmë, që jemi në stinën e dimrit dhe kur mjetet për ngrohje dhe gatim përdoren masivisht, nuk mungojnë rastet kur banesa dhe biznese janë shkrumbuar nga flakët. Por fatkeqësisht asnjëra nuk ka qenë e siguruar me reflektimin qytetar që mbetet në nivele minimale.
Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja.
Vetëm 35-40 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi. Ndërkohë që rajoni dhe Evropa flasin me shifra shumë më të larta.
Çdo vit, në Shqipëri, si pasojë e mjeteve që përdoren për ngrohje dhe gatim, digjen qindra apartamente, banesa apo biznese.
Gjatë vitit 2022, në bazë të statistikave që ka Drejtoria e MZSH, vetëm në bashkinë Tiranë ka patur mbi 300 raste zjarresh në banesa, të cilat përgjithësisht ndodhin nga bombolat e gazit dhe sistemet elektrike.
Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?
Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.
Sigurimi i Pronës, duke përfshirë sigurimin nga zjarri, ju mbron nga një rrënim financiar.
Nëse keni një kredi, ju kërkohet automatikisht të keni edhe Sigurimin e Shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një të tillë.
Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë nga xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.
Matilda Bombaj, Drejtore e Dëmeve pranë Departamentit të Pasurisë në SIGAL UNIQA Group Austria, na tregoi se çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë.
“Ju mund të siguroni shtëpine tuaj nga zjarri, eksplozioni, demtimet nga ujit, tërmetet ose vjedhjet;
Ju mund të siguroni Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta për dëme që mund t’i shkaktoni komshinjve në pronën e tyre apo të afërmve që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj.
Siguroni apartamentin, vilën, shtëpinë private nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt”.
LEXO EDHE: VIDEO/ Tre hapat për blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë
Misioni i një kompanie sigurimesh nuk është vetëm të mbledhë primet, por edhe të paguajë dëmet.
SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.
Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar miliona euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme në banesa, biznese, automjete etj. Këto shifra kolosale do të thonë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.
Kjo sjellje korrekte dhe profesionale e kompanisë ka bërë që sot ajo të besohet nga mbi 1 milion qytetarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një rast konkret i korrektësisë së SIGAL ndaj klientëve është edhe ai i biznesit në Durrës, në pronësi të shtetasit Jorgo Prifti.
“E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.
Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin.
Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.
Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh.
Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.
Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, u shpreh z. Prifti.
LEXO EDHE: 60 vjet Teatri “Skampa” në Elbasan/ Si u dogj dhe si u rindërtua falë sigurimit në SIGAL UNIQA
Siguracionet rrisin personalitetin dhe na falin pavarësi. Kur është i siguruar, qytetarit i intereson vetëm kompania e sigurimit. Ai paraqitet pranë kompanisë me kontratën e firmosur nga palët dhe dëmshpërblehet për dëmin e pësuar pa qenë nevoja t’ia shtrijë dorën askujt.
Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi nga ngjarje të papritura, të paparashikuara apo aksidentale me një çmim fare modest: Duke filluar nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL UNIQA.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Për më shumë informacione:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: 068 606 2829
LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve