15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFesta e Vitit të Ri/ Ja destinacionet që preferojnë shqiptarët

Festa e Vitit të Ri/ Ja destinacionet që preferojnë shqiptarët

Gjithnjë e më shumë shqiptarët kërkojnë ta kalojnë jashtë vendit festën e Vitit të Ri. Ky trend vihet re edhe këtë fundiviti, ku prenotimet për të festuar jashtë janë rritur ndjeshëm.

Dubai mbetet një nga destinacionet e preferuara nga shqiptarët, por nuk mungojnë as kërkesat për kryeqytetet kryesore të Europës.

Kështu bën me dije Jetmira Hoxha, pronare e një agjencie turistike në kryeqytet.

LEXO EDHE: Shijoni një udhëtim të rehatshëm dhe komod, vetëm me siguracionet e SIGAL UNIQA

Megjithatë edhe vendet e rajonit mbetet të preferuarat e shqiptarëve, kjo edhe për shkak se shpenzimet janë më të ulëta.

“Destinacioni kryesor këtë vit ka qenë Dubai, por kanë preferuar edhe vendet e rajonit, si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Mbeten të preferuara vendet e Rajonit, për shkak se nuk shpenzojnë shumë. Duke qenë se këtë vit jemi hasur edhe me një rritje të çmimit të biletë. Ato që e kanë lënë për në minutë të fundit kanë preferuar vendet e rajonit. Kemi pas Dubait vendet e Europës, Roma, Vjena, Budapesti, Paris, Barcelonë”, u shpreh Hoxha.

Si një nga destinacionet kryesore për festat e fundvitit, brenda vendit, qytetarët shqiptarë vijojnë që të zgjedhin Korçën dhe Pogradecin. Rezervimet për në Korçë tha Hoxha, kanë nisur që nga muaji nëntor.

“Është Durrësi, Korça dhe Pogradeci. Korça është kthyer në një trend, rezervimet kanë filluar që në nëntor. Por edhe Pogradecin e kanë preferuar për të kaluar festat e fundvitit. Kushdo që ka rezervuar dhe kanë përfituar nga ofertat”.

LEXO EDHEÇmimet e ulëta tërheqin turistët në Pogradec/ Vila SIGAL, zgjidhja e duhur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat