Ulja e temperaturave që po bën kërdinë në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë duket se po përkeqësohet. Ekspertët paralajmërojnë sestuhia e fuqishme dimëore në Arktit ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmin e motit të fundjavës kur përkon edhe Krishtlindja.
Stuhia pritet të përfshijë perëndimin deri në jug, në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida. Aeroportet kryesore kanë anulluar mijëra fluturime pasi stuhia pritet të intensifikohet.
Sipas sinoptikanëve, i ftohti mund të sjellë Krishtlindjen më të akullt në dekada.
Shërbimi kombëtar i motit tha temperaturat prej -45 gradë Celcius janë të mundshme deri në fund të kësaj jave, në disa pjesë të vendit.
Ata paralajmëruan se edhe në zonat kryesore të metrosë, si qyteti i Des Moines, ngrirja do të jetë një rrezik i madh.
Meteorologët thonë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një “ciklon bombë” deri të premten.
Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin e saj qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.
Presidenti Joe Biden, në një konferencë në Shtëpine e Bardhë tha se kjo nuk është si një ditë me dëborë kur keni qenë fëmijë, është diçka serioze.
Masa ajrore e Arktikut parashikohet të sjellë erëra të forta dhe temperaturë prej-9.4C) në El Paso, Teksas, ku emigrantët e sapoardhur pa dokumente po flenë në rrugët e qytetit.
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhisë.
Kërcënimi i përmbytjeve dhe bllokimi i akullit “do të bëjnë shumë kërdi në komunitetin tonë”, tha ajo. Bllokimi i akullit ndodh kur copa të mëdha akulli bllokojnë rrjedhën e një lumi dhe mund të shkaktojnë përmbytje.
Guvernatorët e Kentakit, Karolinës së Veriut, Virxhinias Perëndimore, Gjeorgjisë dhe Oklahomas kanë shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa Ëisconsin shpalli një “emergjencë energjetike”.