14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTakimi i fundvitit/ Kreu i Shoqatës së Siguruesve: Tregu i sigurimeve i...

Takimi i fundvitit/ Kreu i Shoqatës së Siguruesve: Tregu i sigurimeve i shëndetshëm financiarisht, u kalua me sukses një vit rimëkëmbjeje

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë organizoi takimin e fundvitit në të cilën merrnin pjesë drejtues të kompanive të sigurimit, drejtues të AMF dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve si dhe anëtarë të komiteteve teknike të Shoqatës së Siguruesve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve, z. Klaidi Çitozi u shpreh ndër të tjera se, tregu i sigurimeve po konsolidohet vit pas viti dhe po shndërrohet në një industri të mirëfilltë e cila rrit punësimet, rrit investimet dhe prezencën ne ekonominë shqiptare.

Ai kujtoi sfidat që ka kaluar tregu tre vitet e fundit, duke filluar me tërmetin, duke vijuar me pandeminë dhe së fundmi dhe inflacioni me të cilin vazhdojmë të përballemi.

Kostoja e trajtimit të dëmeve është rritur, por tregu është përpjekur të gjejë mekanizmat e duhur, duke ulur kostot e administrimit dhe ndërmjetësimit për shitjet e policave, që këtë rritje të mos e transferojë tek klienti.

Përballimi i të gjitha këtyre situatave, është një tregues që tregu është i mirëkapitalizuar dhe i shëndetshëm financiarisht. Në fund të këtij viti, mund të thuhet që u kalua me sukses një vit rimëkëmbjeje.

Sipas tij, në bashkëpunim me AMF tashmë ka një ligj shumë të mirë dhe shumë të qartë për sigurimin e detyrueshëm, i cili ka zbutur mosmarrveshjet dhe abuzimet, e ka bërë marrdhënien me kompaninë e sigurimit më të thjeshtë dhe më direkte.

Një lajm shumë pozitiv, shtoi z.Çitozi është fakti që pas rreth 10 vitesh Byroja Shqiptare e Sigurimit doli nga statusi i monitorimit.

Kjo erdhi për shkak të përmirësimit të situatës financiare të kompanive, pagesave të dëmeve nga kompanitë, ndryshimet në ligj që kanë të bëjnë me Fondin e Garancisë, riorganizimin e Byrosë dhe administrimin e Kartonit Jeshil.

LEXO EDHE: 20 mln euro dëme në 4 vjet/ Këshilli i Byrove: Kompanitë shqiptare të sigurimeve, të afta të përballojnë çdo dëm jashtë vendit

Kryetari i Shoqatës së Siguruesve kujtoi se gjatë vitit 2013 pritet që në bashkëpunim me AMF të vendosen piketat që brenda një kohe të arsyeshme të realizohet ky proces.

Gjithashtu, gjatë vitit 2023 shoqata do të intensifikojë marrdhëniet me Universitetet në mbarë vendin, duke organizuar internship të ndryshme, workshope dhe bashkëpunime të tjera.

Gjithashtu kujtoi që me automatizimin e proceseve si dhe me krijimin e një database shumë të mirë, është momenti që të përmirësohen qasja ndaj klientit nëpërmjet digjitalizimit.

Në fund të fjalës së tij, z. Çitozi shprehu vlerësimet e tij për punën e të gjithë aktorëve që kanë ndihmuar për zhvillimin dhe konsolidimin e këtij tregu si dhe ftoi të gjithë që të punojnë më fort për rritjen e besimit të konsumatorit në tregun e sigurimeve.

LEXO EDHE“2022, i suksesshëm për sigurimet”/ Kreu i AMF: BShS doli nga “statusi i monitorimit”, dëmet pezull u reduktuan, pëmirësim i situatës me Fondin e Kompensimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat