Raiffeisen Bank nëpërmjet veprimtarisë të saj ka treguar vazhdimisht që është një nga bankat më të angazhuara me një kulturë korporate të fortë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri
Si një ‘bankier i përgjegjshëm’ objektivi kryesor i bankës, perveç biznesit, është vlera e shtuar afatgjatë që sjell në shoqëri dhe mjedis. Prandaj, strategjia e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset e bankës janë në përputhje me këtë qëllim.
Këtë e demostron më së miri me investimin më të ri të kryer, instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë në Zyrat Qendrore dhe disa degë të bankës.
Nga 15 Dhjetori sistemet e instaluara janë plotësisht në funksion në Zyrat Qëndrore në Tiranë, ashtu edhe në degët Fier dhe Berat dhe së shpejti në Kukës e më gjerë.
Falë këtij projekti me 264 panele të vendosura nëpër njësi, me një sipërfaqe totale prej 1,100m2, arrihet një nivel mjaftueshmërie e prodhimit të energjisë prej 31% (ështe kyrsyer 31% energji), duke shmangur 84,000 kg/vit dioksid karboni të emetuar në atmosferë.
Raiffeisen Bank Shqipëri, si pjesë e grupit Raiffeisen Bank International, grupi i parë në Austri që nënshkruan Parimet e OKB-së për Banking të Përgjegjshëm, shtrin edhe më gjerë veprimtarinë e saj me ofrimin e produkteve financiare të qëndrueshme për klientët për të mbeshtetur me aktivitetin e saj kreditues kalimin në nje ekonomi me “karbon- të ulët”.
Përmendim këtu kredinë personale për produktet me efikasitet energjitik, apo kreditë për shtëpi në ndërtime të certifikuara si të gjelbra, ashtu edhe kreditë e gjelbra për biznesin.
LEXO EDHE: UNIQA bëhet pjesë e “Green Finance Alliance”