Njerëzit në botë ndahen në kategori të ndryshme, në fusha apo edhe çështje të ndryshme. Ironike është fakti që shpeshherë shoqëria përpiqet të imponojë mendimet e veta mbi ato kolektive apo individuale.
Pikërisht kjo ka ndodhur mes dy fqinjëve, kur një çështje e parëndësishme në pamje të parë, është bërë e vështirë për të dalë në një përfundim të drejtë.
Në një postim në Reddit, një burrë ka treguar një ngjarje mes tij dhe fqinjës së re në lagjen e tyre.
Një mesazh i thjeshtë nisi një “luftë virtuale” mes ndjekësve për të gjetur kush kishte të drejtë dhe kush jo. Pasi fqinja e tij vegane u zhvendos në shtëpinë e re, e shqetësonte herë pas here aroma e mishit që komshiu i saj gatuante jashtë shtëpisë. Pasi ishte ankuar, ai vazhdoi të gatuante sërish.
Dhe ankesat e saj vazhduan herë pas here. Por, ajo që është më interesante është fakti që në komentet e postimit shpërtheu një luftë pro dhe kundër tij.
“A do të shkojë ajo për t’u thënë të gjithëve se nuk mund të gatuajnë në oborret e tyre, sepse era e hotdogs-ave dhe e mishit është e bezdisshme?”, shkruante dikush.
“E drejta e disa njerëzve më trondit mendjen“, shprehej një komentues.
Duket tërheqës mënyra sesi njerëzit përfshihen në tema të parëndësishme, kur në realitet ndodhin shumë ngjarje që ndikojnë në jetën e tyre dhe preferojnë të qëndrojnë asnjanës. Gjithsesi, mbetemi kuriozë kush do ketë të drejtë mes dy fqinjëve…