Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një gomone me emigrantë është përmbytur në Kanalin anglez pranë Kentit, ka thënë Agjencia Detare dhe Rojet Bregdetare.
Dyshohet se rreth 30 persona kanë rënë në ujërat e akullta në brigjet e Kentit.
Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore janë dërguar për të ndihmuar me kërkimin.
Një varkë peshkimi është gjithashtu në zonë duke ndihmuar me shpëtimin, shtoi agjencia.
Helikopterët e Rojës Bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze janë gjithashtu të përfshirë.
Thirrja emergjente për shpetim erdhi pak pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Gazetari i BBC Simon Jones e përshkroi atë si një incident të madh që përfshin një varkë emigrantësh në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Meidat britanike shkruajnë se bilanci i personave që kanë humbur jetën mund të jetë i madh.
Këtë vit, 44,000 migrantë kanë kaluar Kanalin me gomone. Shifrat e Home Office tregojnë se deri në qershor 2022, më shumë se 7,000 shqiptarë kanë bërë kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë mbërritur me gomone.