3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi/ Vaksinat e koronavirusit ulin rrezikun e Covidit të gjatë

Studimi/ Vaksinat e koronavirusit ulin rrezikun e Covidit të gjatë

Nëse jeni plotësisht i vaksinuar kundër Covid-19, jo vetëm që jeni në rrezik më të ulët infektimi, por gjithashtu keni më pak shanse të prekeni nga një Covid i gjatë, tregon një studim nga King’s College London.

Studimi tregon se për ata pak persona që infektohen me Covid-19 edhe pasi janë vaksinuar me dy doza, shanset për të zhvilluar simptoma që zgjasin më shumë se katër javë, ulen me 50%, në krahasim me personat e pavaksinuar.

Deri tani, 78.9% e personave mbi 16 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19.

Shumë njerëz që infektohen me Covid-19 shërohen brenda katër javësh, por disa kanë simptoma që vazhdojnë për disa javë dhe muaj pas infeksionit – ky njihet ndryshe edhe si një Covid i gjatë.

Studiuesit thonë se është e qartë se vaksinimet shpëtojnë jetë dhe parandalojnë sëmundje serioze, por ndikimi i vaksinave në zhvillimin e sëmundjeve afatgjata ka qenë më pak i sigurt.

Ata analizuan të dhënat nga aplikacioni UK Zoe Covid Study, i cili gjurmon simptomat e vetë-raportuara të njerëzve si dhe vaksinat dhe testet.

Midis dhjetorit 2020 dhe korrikut, u gjurmua shëndeti i më shumë se 1.2 milion të rriturve që morën një dozë të vaksinës dhe 971.504 që morën dy doza.

Vetëm 0.2% e njerëzve të vaksinuar me dy doza thanë se ishin infektuar me Covid-19 pas vaksinimit.

Nga 592 persona plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, 5% u prekën nga Covidi i gjatë (me simptoma që zgjasin 28 ditë ose më shumë pas një testi pozitiv).

Në grupin e pavaksinuar, kjo shifër ishte rreth 11%.

Doktoresha Claire Steves tha se njerëzit në rrezik të lartë duhet të jenë të parët që marrin dozat përforcuese.

Ajo shtoi: “Për sa i përket barrës së Covidit të gjatë, është një lajm i mirë që studimi ynë ka zbuluar se vaksinimi i dyfishtë zvogëlon ndjeshëm rrezikun e infektimit dhe zhvillimin e simptomave të gjata”.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se vaksinat kanë shpëtuar më shumë se 105,000 jetë dhe kanë parandaluar më shumë se 24 milionë infeksione vetëm në Angli.

Ai tha: “Është e qartë se vaksinat po ndërtojnë një mur mbrojtës kundër virusit dhe janë mënyra më e mirë për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet serioze. Unë i inkurajoj njerëzit të vaksinohen me dy doza sa më shpejt të jetë e mundur”.

/BBC

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat