15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondi i pensionit vullnetar, pse duhet hapur sa më herët

Fondi i pensionit vullnetar, pse duhet hapur sa më herët

A jeni duke menduar se çfarë do të ndodhë me financat tuaja pasi të lini punën? A mjafton pensioni shtetëror për të patur një moshë të tretë sa më të qetë?

Vitet kalojnë shpejt dhe kjo gjë duhet menduar sa më herët.

Fondi i Pensionit Vullnetar është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.

Dhe nëse flasim për to, më i madhi në Shqipëri është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL.

LEXO EDHE: 9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet në krye

Sa e rëndësishme është koha kur ne hapim një llogari pensioni?

Nëse 3 individë me diferencë moshe prej 10 vitesh hapin një llogari pensioni dhe derdhin kontribute të njejta, diferenca në astetet e tyre deri në momentin kur ata kanë mbushur mosën për pension është përafërsisht si në ilustrim.

Shënim: Shembujt janë ilustrativë për të paraqitur qartësisht se si ndikon koha kur një individ fillon investimin deri në përfundim të tij.

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Fondi ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.

Sa i përket Fondit SIGAL, ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Si funksionon skema e pensioneve private? Kush mund të bëhet anëtar?
Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
Fondi SIGAL Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.

SKEMA PROFESIONALE

Punëdhënësi krijon një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij, duke lidhur një kontratë me shoqërinë administruese, e cila do të ofrojë një fond pensioni për punëmarrësit.

Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.

Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin.

Fond Pensioni Profesional, përfaqëson dëshirën e Punëdhënësit, privat ose shtetëror për të siguruar punonjësit e tij me pension vullnetar në një Fond Pensioni Profesional.

Fondi profesional mund të jetë në dy opsione:

  • Fond Profesional Vetëm i Punëdhënësit
  • Fond Profesional i Përbashkët Punëdhënës-Punëmarrës

Përpos përfitimit që punëdhënësi dhe punëmarrësi kanë nga ana financiare, përfshirja e punëmarrësit në skemën profesionale nga punëdhënësi është një mënyrë vlerësimi  dhe stimulimi për besnikërinë e punëmarrësit.

SKEMA INDIVIDUALE

Çdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni vullnetar duke lidhur një kontratë me Shoqërinë Administruese të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Në skemën individuale kontribuon vetëm individi në shumën monetare të dëshiruar.

Fondi i Pensionit Vullnetar Individual, përfaqëson dëshirën e individit për të marrë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës individuale të anëtarësimit, pavarësisht nga vendndodhja, mosha dhe masa e kontributit.

Mënyrat e depozitimit të kontributeve janë të larmishme:

  • Depozitim i menjëhershëm ( kursime, depozita, etj)
  • Depozitim periodik (mujor, 3 mujor, 6 mujor, vjeçar ose sipas dëshirës së anëtarit)

Individi mund të kontribuojë sipas mundësive financiare dhe nuk ka detyrim të njoftojë shoqërinë administruese në rast të ndryshimeve në masën e kontributeve   dhe afateve të depozitimit të tyre.

LEXO EDHE: Të investosh për të ardhmen/ Ponari: Asnjë qindarkë e humbur, si funksionon lidhja e një pensioni privat

Po në Rast Paaftësie apo Humbje Jete, çfarë Ndodh me Kontributet?

Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju për­toni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit të Pensioneve “Albsig” deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.

Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon trashëgimtarëve duke mos humbur asgjë.

Çfarë ndryshimi ka midis depozitës bankare dhe një Fondi Privat Pensioni?

Norma e kthimit në fond është e lidhur ngushtë me ecurinë e Titujve të Shtetit, bonove dhe Obligacioneve.

Si rrjedhojë vlera e investimit luhatet në varësi të tregut të letrave me vlerë. Pra, norma e kthimit në fond është e ndryshueshme dhe jo fikse.

Ndryshe nga depozita që i ka fikse.

Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar: 5 vjet para moshës së daljes në pension; gjatë moshës së pensionit; dhe në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.

Gjithashtu Fondi ofron depozitim të shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave, të bonove dhe obligacioneve dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj.

Ku mund të anëtarësoheni?

Fondi SIGAL vjen me lehtësira për këdo që do të kontribuojë për të ardhmen e tij.

Ju mund të anëtarësoheni në Fondin më të madh të Pensioneve Vullnetare në Shqipëri pa qenë nevoja të paraqiteni në zyrat e tij.

Duke vizituar websiten-n e Fondit SIGAL dhe duke klikuar në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ju mund të aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

Bonuse për klientët

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, më i madhi i llojit të tij në Shqipëri, vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera ekstra.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me Kartën e anëtarësisë, të përfitojnë prej bonuseve fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Duke u anëtarësuar në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL, krahas kursimeve tuaja që rriten me interesa të larta, ju përfitoni dhe bonus 50% në klinikat mjekësore:

– Intermedica, për çdo analizë nën 2000 Lekë

– MultiMedical Center (Komuna e Parisit) për çdo analizë dhe vizitë

– Swiss Medical Center (Laborator) për çdo analizë

– Noval Diagnostic për çdo analizë

Mjafton vetëm të paraqisni kartën e Pensionit SIGAL në klinikat përkatëse.

LEXO EDHE: VIDEO/ Do donit një pension të dytë në pleqëri? Ndiqni këshillën e moderatorëve të “Fiks Fare”

Për më shumë informacione:

Web: www.fondisigal.com.al 
E-mail: [email protected]
Tel:+35544511666

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat