14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBashkohet me Alpha Bank, CEO i OTP Albania: Rrjet më të zgjeruar...

Bashkohet me Alpha Bank, CEO i OTP Albania: Rrjet më të zgjeruar dhe shërbim më cilësor

OTP Bank Albania njofton përmbylljen e Bashkimit Ligjor mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Rezultati i këtij bashkimi redukton numrin total të bankave në vend në 11 nga 12.

Kjo e pozicionon OTP Bank Albania si bankën e pestë më të madhe në vend në nivel asetesh dhe të tretën në terma të portofolit të kredive, duke forcuar kështu pozicionin në tregun shqiptar.

Nga sot 1 Dhjetor 2022, të dy bankat do operojnë si një entitet.

Shënojmë se Alpha Bank Albania pushon së ekzistuari duke u shkrirë kësisoj me OTP Bank Albania (anëtare e Grupit OTP). Në këtë moment, lidhur me bashkimin, klientët e mirëpritur të Alpha Bank Albania nuk kanë nevojë të bëjnë gjë dhe të gjithë klientët do mbahen në komunikim të vazhdueshëm kohe pas kohe rreth momenteve kyç të procesit të integrimit dhe ndryshimeve të lidhura me këtë.

“Sot ne do finalizojmë objektivin tonë të parë që kishim lidhur me projektin e bashkimit mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Është ky momenti për të ndarë mirënjohjen time për të gjithë kolegët që po punojnë me përkushtimin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të sjellin në jetë me sukses këtë projekt dinamik dhe kompleks. Është pikërisht arritja e një procesi kalimi të rrjedhshëm dhe të lehtë për klientët tanë motivi që na drejton, duke vështruar me entuziazëm drejt të ardhmes së përbashkët për shërbim më cilësor, rrjet më të zgjeruar, produkte më tërheqëse dhe zgjidhje inovative. Ne jemi të vendosur të bëhemi Banka më e mirë në Shqipëri”, deklaroi Bledar Shella, CEO i OTP Bank Albania.  

Me blerjen e Alpha Bank, pjesa e tregut e OTP në Shqipëri pritet të arrijë në afërsisht 10.4% dhe do të vazhdojë të renditet e pesta në treg për nga madhësia, pas BKT, Credins, Raiffeisen, dhe Intesa Sanpaolo. Megjithatë, OTP do të fitojë një pjesë ndjeshëm më të larta në tregun e kredisë, ku do të arrijë në mbi 15.2% të totalit, duke kaluar BKT dhe duke u renditur si huadhënësi i tretë më i madh, pas Credins Bank dhe Raiffeisen Bank.

Blerja e Alpha do t’i japë OTP një rritje të konsiderueshme edhe në tregun e depozitave, ku aktualisht mban 6.9%, ndërsa pas blerjes së Alpha do të arrijë në 10.9%, afërsisht me të njëjtën pjesë tregu sa Intesa Sanpaolo.

Të marra së bashku, OTP dhe Alpha kanë gjithsej 73 degë, por është e pritshme që një pjesë e tyre të mbyllen pas bashkimit mes bankave.

Sipas të dhënave më të fundit të raportuara, numri i përgjithshëm i punonjësve për të dy bankat ishte 870, përkatësisht 504 punonjës për OTP dhe 366 në Alpha Bank.

Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qendrueshme në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapital dhe pozicione të qëndrueshme të kapitalit dhe likuiditetit.

Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 shtete për afërsisht 16 milionë klientë, ka një rrjet me më shumë se 1,400 dege dhe më shumë se 36,000 punonjës.

Grupi OTP e ka selinë në Budapest, Hungari dhe ka një strukturë aksionare transparente dhe të diversifikuar. Grupi Bankar është listuar në Bursën e Budapestit që në 1995.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat