Banka Qendrore Saudite (SAMA), në bashkëpunim me Akademinë Financiare, ka shpallur nisjen e një programi kualifikimi për të nxitur talentet e menaxhimit financiar në sektorin e sigurimeve.
Në një deklaratë, Banka thotë se programi do të nisë në janar 2023 dhe do të mbahet për dy muaj radhazi.
Programi është në përputhje me planin e Bankës për të zhvilluar më tej sektorin e sigurimeve dhe talenet loakle në një përpjekje për të nxitur burimet njerëzore të specializuara, të cilat janë një shtyllë kryesore e sektorit.
Objektivi kryesor i programit është t’u ofrojë pjesëmarrësve aftësitë dhe njohuritë e kërkuara të cilat do t’u mundësojnë akses në mundësitë e mundshme të punësimit në departamentet financiare të subjekteve që operojnë në sektorin e sigurimeve.
Gjatë periudhës dymujore të trajnimit, programi synon të trajnojë deri në 30 të sapodiplomuar që kanë kualifikime akademike të lidhura me menaxhimin financiar.