Teksa vendi ynë po përballet këto dy ditë me reshje shiu dhe ulje temperaturash, në qytetin verior të Kukësit janë regjistruar edhe reshje dëbore.
Flokët e dëborës kanë zbardhur majën e malit të Gjallicës.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar më shumë problematika në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë një ditë më parë reshje dëbore u regjistruan në zonën e Vermoshit dhe Thethit.
“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, këshillon ARRSH në një njoftim për mediat.
LEXO EDHE: Përmbytje dhe dëme të mëdha/ Siguracioni që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore