17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 17 milionë euro/ 278 mijë qytetarë kanë siguruar Jetën në Maqedoninë...

Mbi 17 milionë euro/ 278 mijë qytetarë kanë siguruar Jetën në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës në gjashtë muajt e parë 2022 në Maqedoninë e Veriut kanë kaluar 1 miliard denarë (17,3 milionë euro).

Nga fillimi i vitit deri në fund të qershorit janë lidhur mbi 34 mijë kontrata sigurimesh, çka do të thotë se 278 mijë qytetarë kanë polica të sigurimit të jetës.

Nga numri i përgjithshëm i policave, 229,000 janë për të ashtuquajturin “sigurim rreziku”. Me këtë lloj sigurimi, në rast vdekjeje, shuma e siguruar i paguhet familjes, bashkëshortit ose përfituesve të tjerë. Por nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, kompania e sigurimit mban të gjitha fondet e investuara.

Nga të gjitha kontratat e sigurimit të jetës, mbi 45,000 kanë një komponent kursimi. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara me interes pas skadimit të kontratës së sigurimit. Pagesat e të siguruarve që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare, në obligacione shtetërore ose instrumente të tjera financiare.

LEXO EDHE: 9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet në krye

Produkti më i ri i sigurimit të jetës në Maqedoninë e Veriut është sigurimi i quajtur “junit linkd”. Me këtë produkt sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari, ndërsa një pjesë e parave investohet në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të kapitalit.

Në këtë lloj sigurimi numërohen 11,600 polica.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pesë kompanitë e sigurimit të jetës kanë paguar gjithsej 345 milionë denarë (5,6 milionë euro) për të siguruarit e tyre.

LEXO EDHE: AMF publikon raportin e 9-mujorit/ SIGAL LIFE e para në treg dhe në dëme të paguara

SIGAL UNIQA Group, e themeluar në Tiranë në shkurt 1999, operon në tregun e Jetës në Maqedoninë e Veriut, prej 26 majit 2011, nëpërmjet shoqërisë UNIQA Life Maqedoni.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat