Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëms pranë fshatit Devren në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë.
Një makinë tip fuoristradë është përplasur me një furgon mallrash.
Për pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.