9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKu do udhëtoni këtë fundjavë? Mos harroni, "Kartoni Jeshil" për Maqedoninë e...

Ku do udhëtoni këtë fundjavë? Mos harroni, “Kartoni Jeshil” për Maqedoninë e Veriut, vetëm 15 euro

Fundjava sapo ka trokitur dhe shumë prej nesh kanë menduar të udhëtojnë me familjen ose miqtë jashtë qyteteve ku jetojmë.

Por ka prej tyre që zgjedhine dhe shtetet fqinje dhe një prej tyre është edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka disa destinacione turistike shumë të preferuara edhe nga shqiptarët.

Por të gjithë e dimë që për të kaluar përtej kufirit është i detyrueshëm siguracioni “Karton Jeshil” ose siç e quajmë ne “Pasaporta e Automjetit”.

Por, prej 1 Nëntorit, me qëllim nxitjen e lëvizjes të qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe për ti dhënë më shumë hov turizmit në të dy shtetet Asambleja e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka vendosur që siguracioni “Karton Jeshil” për një afat 15-ditor të mos shitet më me çmimin 40 euro por vetëm 15 euro.

Kjo lehtësirë financiare për qytetarët dhe bizneset vlen vetëm për kategoritë e mjeteve autovetura.

Policat “Karton Jeshil” në ofertë me Maqedoninë e Veriut shiten vetëm në pikat e kalimit kufitar me si më poshtë:

  • Në Pikën e Kalimit të Kufirit në Bllate, Dibër.
  • Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafe-Thanë, Pogradec.
  • Në Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht, Pogradec.

Kujdes! Pajisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën) dhe mospasja e tij ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni dhe është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.

Po përse “Kartoni Jeshil” duhet blerë pikërisht te SIGAL UNIQA? 

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

9-MUJORI, AMF: SIGAL UNIQA, LIDERE NË SIGURACIONIN “KARTON JESHIL”

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për nëntë muajt e parë të 2022, shqiptarët kanë shpenzuar 1.36 miliardë lekë ose 11.6 milionë euro për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare kur udhëton jashtë Shqipërisë.

Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 41.3%.

Edhe në këtë produkt sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e besuar duke mbajtur vendin e parë në treg me 25%, nga 8 kompani që operojnë.

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL UNIQA vijon kryesimin me rreth 29%.

LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

SIGAL UNIQA Group Austria, udhëtojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat