14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëmbanat e përsëritura të tërmeteve sot u dëgjuan në Itali/ Ende nuk...

Këmbanat e përsëritura të tërmeteve sot u dëgjuan në Itali/ Ende nuk e ke siguruar shtëpinë apo biznesin?!

Një tërmet i fortë është ndjerë në Italinë qendrore mëngjesin e kësaj të mërkure, teksa mediat italiane shkruajnë se lëkundja ishte me magnituda, 5.7 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte në bregun e Pesaros, me një thellësi prej 8 kilometrash.

Pas lëkundjes kryesore, u regjistrohen edhe lëkundje të tjera, të forcës 3.1, 3.4 dhe 4 ballë.

Në zonën e Ankonës janë raportuar çarje në muresh në disa ndërtesa, por fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë.

Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve.

LEXO EDHE: Tërmet i fuqishëm godet Italinë/ Mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat, dëme të shumta materiale

Ashtu si Italia, edhe Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

“Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”, shprehet sizmiologu Rrapo Ormëni.

Po ndryshe nga Shqipëria, në Itali askush nuk e mendon dot veten pa patur Sigurimin e Shtëpisë, Pronës apo Biznesit në tij.

Pavarësisht paralajmërimeve nga organizmat vendase dhe të huaja mbi rrezikun e fatkeqësive natyrore që kërcënojnë Shqipërinë, një qytetar shqiptar shpenzon mesatarisht në vit për sigurimin e pronës rreth 8 euro. Ndërkohë që rajoni dhe Europa shpenzojnë shumë më tepër.

Një nga arsyet pse shqiptarët nuk i sigurojnë pronat është fakti se shteti vazhdon të marrë përsipër dëmshpërblimin e tyre.

Pas tërmetit, u rikthyen diskutimet rreth mundësisë ngritjes së një skeme të detyrueshme kombëtare për sigurimin nga katastrofat.

Drafti i përgatitur me konsulencën e Bankës Botërore parashikonte ngritjen e një entiteti publik që do të menaxhonte këtë skemë, sipas modelit të Turqisë. Por, edhe ky draft u la mënjanë dhe deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë nismë zyrtare ligjore për të ngritur një skemë të tillë.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë. Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja, pavarësisht fuqisë së shkallës richter të raportuar.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

Çfarë është sigurimi nga tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preki të gjithë pronën tuaj. Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës apo të dheut të cilat jo gjithmonë janë pasojë e tërmeteve, por edhe e aktiviteteve të minimit të rrugëve, për shembull.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet. KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!!!

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

NUK KA ASGJË MË TË RËNDËSISHME SESA NJË SHTËPI E SIGURT DHE E MBROJTUR!

BLINI ONLINE SIGURACIONIN E SHTËPISË duke filluar nga vetëm 5,000 Lekë në vit në:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

PSE PRONA I DUHET BESUAR SIGAL UNIQA-s

Nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA, në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa” në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

Për çdo pyetje apo paqartësi, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

OSE

e-mail [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat