Me qëllim uljen e kostove për shqiptarët që punojnë ose bëjnë biznes me shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut, nxitjen e lëvizjes të qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe për ti dhënë më shumë hov turizmit në të dy shtetet Asambleja e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka vendosur që prej datës 1 nëntor 2022, siguracioni “Karton Jeshil” për një afat 15-ditor të mos shitet më me çmimin 40 euro por vetëm 15 euro.
Kjo lehtësirë financiare për qytetarët dhe bizneset vlen vetëm për kategoritë e mjeteve autovetura.
Policat “Karton Jeshil” në ofertë me Maqedoninë e Veriut shiten vetëm në pikat e kalimit kufitar me si më poshtë:
- Në Piken e Kalimit të Kufirit në Bllate, Dibër.
- Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafe-Thanë, Pogradec.
- Në Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht, Pogradec.
Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?
- Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
- Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
- Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
- Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro
Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?
- Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
- SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
- Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.
9-MUJORI, AMF: SIGAL UNIQA, LIDERE NË SIGURACIONIN “KARTON JESHIL”
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për nëntë muajt e parë të 2022, shqiptarët kanë shpenzuar 1.36 miliardë lekë ose 11.6 milionë euro për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare kur udhëton jashtë Shqipërisë.
Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 41.3%.
Edhe në këtë produkt sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e besuar duke mbajtur vendin e parë në treg me 25%, nga 8 kompani që operojnë.
Edhe në dëmet e paguara, SIGAL UNIQA vijon kryesimin me rreth 29%.
LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve
SIGAL UNIQA Group Austria është një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh.
SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 48 produkte, me rreth 2200 punonjës dhe agjentë dhe mbi 1100 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për çdo pyetje shkruani në numrin WhatsApp +355 68 60 62829 ose dërgoni e-mail në [email protected]