14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTi siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për...

Ti siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për një vit, FALAS

Jo rastësisht SIGAL UNIQA numëron 1 milion klientë.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL Group punon çdo ditë përmes mijëra degëve dhe agjentëve të saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut që të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që u ofron klientëve atë për të cilën ata kanë më shumë nevojë.

Por, përveç shërbimeve unike, shërbimit profesional dhe pagesave në kohë të dëmeve, SIGAL UNIQA ka sjellë për klientët e saj qasje novatore.

Për të qenë gjithmonë pranë klientëve me shërbimet më të mira, SIGAL UNIQA mundëson që gjithëkush që blen Sigurimin e Shtëpisë, Sigurimin KASKO për automjetin apo Kartonin Jeshil kur duan të udhëtojnë jashtë Shqipërisë, të përfitojë FALAS edhe shërbimin e mjekësisë moderne “TELESHËNDET”.

 Nëse siguron apartamentin, përfiton falas vizita me mjekë 24 orë të ditës, 7 ditë të javës

Shtëpia që keni apo do të blini është aseti juaj më i çmuar që do të zotëroni ndonjëherë dhe Sigurimi i shtëpisë është jetik për mbrojtjen e pasurisë suaj.

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet  e paritura që mund të na ndodhin por duke u siguruar ne kthejmë shtëpinë tonë në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Mbrojeni shtëpinë tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Nuk duhet të harroni që, SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Hyni nga celulari apo laptopi në www.sigal.com.al dhe në pak minuta Siguracioni i Shtëpisë vjen menjëherë tek ju.

Nëse siguron automjetin KASKO, përfiton falas vizita me mjekë 24 orë të ditës, 7 ditë të javës

Makina është kthyer një një domosdoshmëri për secilin prej nesh ndaj dhe duhet të ketë siguracionin e duhur, që mbulon çdo rrezik të mundshëm.

Për këtë vlen Siguracioni KASKO, i cili është thelbësor për të ofruar siguri dhe mbrojtje financiare kundër dëmeve që makina juaj mund të pësojë nga risqe të papritura dhe të paparashikuara, duke përfshirë:

– Dëmtimet aksidentale

– Thyerjen e xhamave

– Zjarr, rrufe, eksplozion

– Katastrofat natyrore

– Vjedhjen

– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër

– Dëmtimin nga aktet keqdashëse

Nëse siguron automjetin me karton JESHIL, përfiton falas vizita me mjekë 24 orë të ditës, 7 ditë të javës

Shumëkush mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë për pushime apo arsye pune, por nuk duhet të harrojmë se rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Polica “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë Shqipërisë dhe mbulon përgjegjësinë e përdoruesit të mjetit motorik ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta.

Përse nevojitet polica “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Të mospaturit e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mos pajisja me “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Bashkë me këto siguracione të rëndësishme, të cilat ofrojnë siguri financiare për ju, të kesh edhe shërbimin “TeleShëndet”, është një dhuratë jo e vogël që SIGAL UNIQA i bën klientëve të saj.

Që të përfitoni shërbimin Teleshëndet FALAS duhet që primi juaj të jetë mbi 20,000 Lekë.

Nëpërmjet “TeleShëndet”, i cili është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i ofruar në Shqipëri vetëm nga SIGAL UNIQA Group Austria, shkarkohet në telefonin tuaj dhe ju mundëson të komunikoni 24 orë të ditës në 7 ditë të javës me mjekun, audio dhe video, për çdo problematikë apo ankesë që mund të keni.

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;
  • Të gjithë klientët e TeleShëndet pajisen me një kartë. Dhe sa herë që shkoni për të marrë një shërbim mjekësor në një nga klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor të SIGAL UNIQA ju do të përfitoni 10% deri në 50% zbritje.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë gjithë pushimeve apo udhëtimeve edhe jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet nga një konsultë me mjek, një temperaturë për shembull, mos prishni pushimet tuaja por aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Shkarkoni “TeleShëndet”, regjistroheni në vetëm pak sekonda dhe 24 orët e para ju mund ta përdorni falas këtë mundësi të artë që mundësohet vetëm nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në: https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/SelfService/Shu/Teleshendet.aspx

Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh.

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Web: www.Teleshëndet.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat