11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKanceri i Gjirit, 715 raste në vit në Shqipëri. Si ju vjen...

Kanceri i Gjirit, 715 raste në vit në Shqipëri. Si ju vjen në ndihmë SIGAL UNIQA

715 gra preken çdo vit nga kanceri i gjirit. Në tetorin rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundje, ekspertet bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm dhe kontrolle periodike.

225 gra humbin jetën çdo vit në Shqipëri pikërisht nga kanceri i gjirit. Ndërsa mesatarisht 2 gra çdo ditë preken nga ky kancer.

“Vetëm për vitin 2021 kemi 715 raste të reja me kancer të gjirit. Kemi 5 vjet që jemi mbi 700 raste te reja çdo vit. Ndërkohë që në 2020kemi kapur më pak raste. Ky është një fenomen i raportuar në shumicën e vendeve të Europës. Viti i parë i pandemisë ndikoi në kapjen e më pak rasteve me këtë lloj kanceri”.

Por përse kanceri i gjirit po merr përmasa të tilla në sëmundshmërinë e grave?

Ekspertët thonë se nuk është vetëm faktori gjenetik. Ndryshimi i jetës riprodhuese dhe mënyra e ushqyerjes po ndikon në rritjen e rasteve me kancer të gjirit.

“Është fakt, është e provuar që në të gjitha vendet që ka urbanizim, fuqizim të gruas, ndryshim të stilit të jetesës rreth asaj që quhet jeta perëndimore, ka një rritje të riskut për  kancer të gjirit. Lindja e më pak fëmijëve ose moslindja e fëmijëve dhe disa fenomene si ardhja e hershme e menstruacioneve dhe menopauzës janë shkaqe për rritjen e rasteve me kancer të gjirit”

Ekspertët rekomandojnë kontrolle periodike. Ekoja e parë e gjirit mund të nisë pas moshës 20 vjeç, ndërsa mamografia e parë pas të 40-ve.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria?

Në kuadër të tetorit rozë dhe për të mundësuar ndjekje sa më të mirë të sëmundjeve, në spitalet më të mira në Shqipëri dhe Botë, SIGAL UNIQA Group Austria ofron Kartën e Shëndetit “Jetë Plus”, një produkt unik për Shqipërinë që më mbulon gjithçka ju nevojitet në rast sëmundjesh serioze si tumoret, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.

Falë Kartës “JETË PLUS”, për gjithçka mendon SIGAL UNIQA.

Duke nisur nga:

– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj
– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.
– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.
– Me Kartën “JETË PLUS” mbuloni çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro

Çmimi? 160 euro në vit për femijët dhe 230 euro në vit për të rritur”.

Një siguracion të tillë nuk mund ta gjeni askund tjetër ndaj nxitoni dhe blijeni për vete dhe familjarët tuaj në çdo pikë SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.

LEXO EDHE: Pak shpenzime, shumë mbulime/ SIGAL kryeson tregun e sigurimeve të Shëndetit, dëme të paguara si asnjë tjetër

TELESHËNDET”, NJË PAKETË E MBUSHUR ME GJITHÇKA JU DUHET PËR NJË SHËNDET TË PLOTË

SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërmarrë  vazhdimisht iniciativa të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike.

Sot, SIGAL vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me shërbime që ofrojnë mundësi fantastike.

Një prej tyre është edhe shërbimi “TeleShëndet”, i cili sjell mjekun në celularin tuaj gjatë 24 orëve të ditës, kudo që ju ndodheni.

Mbulimet:

  1. Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  2. Deri në 2,000 euro shpërblim monetar në rast diagnostikimi me sëmundje malinje
  3. Deri në 1,000 euro shpërblim monetar në rast ndërhyrje kirurgjikale
  4. Check up 1 herë në vit
  5. Vizitë okulisti falas
  6. Xhama syzesh me zbritje
  7. Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  8. Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
  9. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET

Çmimi – 10,000 Lekë në vit për person

Shkarkoni tani aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA. Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshëndet.al

Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh…

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” vizita mjekësore falas

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, krahas ofrimit të produkteve të sigurimit, kujdeset për qytetarët duke u ofruar atyre një mundësi shtesë për tu kujdesur për shëndetin.

SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërtuar dhe e vë në dispozicion të banorëve të zonave dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Klinikën Mjekësore Lëvizëse “Vital Truck”, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë dhe jo vetëm.

Duke mundësuar ekzaminime të ndryshme mjekësore në të gjithë vendin, përfshirë zonat rurale, SIGAL UNIQA synon promovimin e shëndetit të mirë duke nxitur njerëzit për kontrolle shëndetësore rutinë, nëpërmjet të cilave diagostikohen sëmundje të ndryshme.

Nën moton “është më mirë ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë”, që prej krijimit të saj, në vitin 2015, “Klinika Mjekësore Lëvizëse SIGAL UNIQA” ka bërë 4500 km ose njësoj si të biesh Shqipërisë 4 herë rreth e qark.

Ajo u ka shërbyer banorëve në shumë zona të vendit, përfshirë Valbonën, Vermoshin, Çorovodën, Beratin, Malësinë e Madhe, Konispolin, Fushë Arrëzin dhe nuk ka munguar as në Tiranë kur ka patur aktivitete sportive.

Në të ardhmen “Vital Truck” do të jetë edhe në zona të tjera, përfshirë këtu edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut si pjesë të pandara të Shqiptarisë

Kush është SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e themeluar në vitin 1999, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, gjithashtu funksionale rajonale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Shoqëri të Sigurimeve dhe Risigurimeve të Jetës dhe Jo Jetës dhe Fondit Privat të Pensionit, duke udhëhequr tregun e sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët më të fortë dhe më të fuqishëm financiarë dhe grupet e sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 6 miliardë euro prime të shkruara/vit, 24 mijë punonjës dhe mbi 16 milionë klientë në 18 vende.

SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 2000 punonjës dhe agjentë në rreth 1200 zyra, mbi 1 milion klientë dhe 80 milionë euro prime të shkruara gjatë vitit 2021. Ndërsa vijon të kryesojë tregun e sigurimeve edhe gjatë këtij viti.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për më shumë informacione:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat