Sipas Meteoalb, territori shqiptar në pothuajse gjithë ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat Veriore.
Por parashikohet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur
vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor –Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
LEXO EDHE: Përgjegjshmëria kolektive dhe rëndësia e Sigurimit të Pronës në Shqipëri
LEXO EDHE: Cili është siguracioni që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore