13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident në Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Peqin, si pasojë e një aksidenti.

Policia njofton se aksidenti u regjistrua rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, ku mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe kanë mbetur të plagosur dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësorë. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia ka nisur hetimet.

Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt.

Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre, prandaj ngjarje të tilla na risjellin në vëmendje nevojën për të qenë gjatë gjithë kohës të siguruar.

Madje edhe siguracioni “TPL”, që shumë individë e konsiderojnë “taksë” dhe që e bëjmë në vetëm ti “mbyllim sytë” policit në rrugë, harrojmë që është një kontratë sigurimi, e cila mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit ndaj palëve të treta. Ato materiale dhe ato shëndetësore mbi të gjitha, që kushtojnë jo pak.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat