14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFundjavë me rreshje shiu dhe stuhi intesive/ Si të mbrojmë shtëpinë, biznesin...

Fundjavë me rreshje shiu dhe stuhi intesive/ Si të mbrojmë shtëpinë, biznesin dhe makinën

Qëndra ciklonike e pozicionuar në detin Tirren do të përfshijë rajonet e Ballkanit duke sjellë rreshje shiu dhe stuhi intesive në territorin e Shqipërisë, me aktivitet kryesor ditën e shtunë.

Ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dedndura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veri-perëndimore ku reshjet do të jenë intesive në zonën e Shkodrës.

Ndërsa ditën e nesërme moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi dhe rrebeshe me intesiet në zonën veri- perëndimore me aktivtet kryesor në mëngjes deri  pasdite.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15 -25 m/sek në bregdet.

LEXO EDHE: Katastrofat natyrore/ Siguruesit dhe risiguruesit francezë përballen me humbje të paprecedenta

  • Në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë.
  • Shirat ekstreme disa herë në ditë dhe përmbytjet në Australi përbëjnë peshën kryesore të humbjeve për industrinë e sigurimeve prej të paktën 3.7 miliardë dollarë.
  • Shtetet e Bashkuara edhe një herë mbeten vendi me humbjet më të mëdha si pasojë e motit.
  • Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.
  • Nxehtësia ekstreme, thatësira dhe zjarret po rriten në shumë rajone të botës, ku efektin më të madh e kanë ndryshimet klimatike dhe frekuenca e shpeshtë e këtyre ngjarjeve.

Ndryshimet klimatike paralajmërojnë fatkeqësi të tjera

Falë ndryshimeve klimatike, studiuesit parashikojnë që humbjet nga përmbytjet, breshëri apo stuhitë e forta të shtohen në vende si Gjermania gjatë viteve të ardhshme.

Gjigandi i sigurimeve “Swiss Re” vlerësoi në fillim të këtij muaji se fatkeqësitë natyrore kishin shkaktuar në rang global 105 miliardë dollarë dëme me uraganin “Ida” në SHBA që kushtoi 30-32 miliardë dollarë.

Gjithashtu organizata e bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar “Christian Aid” vlerësoi se 10 fatkeqësitë më të shtrenjta të motit shkaktuan më shumë se 170 miliardë dollarë dëme në 2021, 20 miliardë dollarë më shumë se një vit më parë.

Ngjarjet më të shtrenjta përfshinin uraganin Ida, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë (të cilat vlerësohen në 43 miliardë dollarë humbje), stuhitë e dimrit në Teksas, përmbytjet në provincën Henan të Kinës, përmbytjet në Kanada, ngricat e vonë të pranverës në Francë dhe një ciklon në Indi dhe Bangladeshi.

Kostot e ndryshimeve klimatike kanë qenë të rënda këtë vit”, tha Kat Kramer, drejtuese e politikave klimatike në Christian Aid.

Përmbytjet e Korrikut shkaktuan një debat public në Gjermani lidhur me sigurimin e detyrueshëm për rreziqet natyrore si dhe kufizimet për ndërtimin në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, përcjell Sigurime.Online.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Sigurimi nga përmbytjet

Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet.

Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet. Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve.Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet

Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj.

Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra. Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore.

Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë, qoftë shtëpi apo biznes, ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

Për çdo pyetje shkruani në WhatsApp në numrin +355 68 60 62829

Ose dërgoni e-mail në [email protected]

NËSE DËSHIRONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat