0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet, si të marrim dyfishin e asaj që marrim sot/ Zgjidhjet që...

Pensionet, si të marrim dyfishin e asaj që marrim sot/ Zgjidhjet që kërkon koha

Shpesh flitet për pensionet dhe vendimet qeveritare për rritje të pensioneve shtetërore, me 3, 5 apo 10%, ç’ka e përkthyer në shifra reale është 5 apo 10 mijë lekë të vjetra për një pensionist.

Të gjithë të moshuarit shfaqin pakënaqësi kur vjen puna e pensioni dhe kjo me të drejtë! Çfarë mund të bëjë një i moshuar që merr një pension 8 mijë lekë të reja?! Çfarë mund të bësh me aq lekë? Të paguash dritat, ujin, gazin, të blesh ilaçet apo të vishesh dhe të ushqehesh?!

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar urban varion nga 6700 lekë për pensionet familjare dhe deri në 15,527 lekë për pension pleqërie.

Nëse i referohemi pensioneve në fshat, një i moshuar me pension familjar merr 2,478 lekë në muaj, ndërsa ata me pension pleqërie marrin 8,808 lekë në muaj.

Këto janë shifra sa qesharake aq dhe për të ardhur keq.

Aktualisht në Shqipëri skema e pensioneve në shtet ka thelluar deficitin.

Gropa te pensionet vijon të thellohet, ndërsa skema mbahet “në këmbë” vetëm falë buxhetit të shtetit. Në këtë përfundim del Kontrolli i Lartë  Shtetit pas një raport-auditi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ku sugjeron ndryshime në sistemin e pensioneve.

Në këto kushte çfarë duhet të bëjmë? Si mund të kemi një pension dinjitoz?

Nuk kemi nevojë të bëjmë shpikje të reja por të bëjmë atë që bëjnë shtetet e rajonit dhe Europës prej vitesh tashmë: Një “kolonë e dytë” e cila detyron bizneset dhe qytetarët të paguajnë kontribute shtesë me qëllim pasjen e një pensioni të denjë në pleqëri.

Fondet e pensioneve private janë të linçensuara konform legjislacionit të shtetit Shqiptar dhe janë të garantuara. Përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension përfiton një pension disafish më të lartë sesa pensioni shtetëror.

Le të marrim një shembull investimi në Fondin SIGAL, më i madhi i llojit të tij në Shqipëri.

Nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5 mijë lekë të reja për një periudhë kohore 10-vjeçare, ai do të përfitojë një pension mujor prej 3200 lekësh dhe fitimi nga investimi i tij (përveç principalit) do të jetë 384 mijë lekë të reja.

Nëse për 10 vjet derdhen në Fondin SIGAL nga 10 mijë lekë të reja në muaj, në fund do të përfitohet një pension prej 16,500 lekë të reja dhe fitimi nga interesat do të jetë 780 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20 mijë lekë çdo muaj, pas 10 vitesh do të përfitojë një pension privat me 33 mijë lekë të reja në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë 15,6 milionë lekë.

Kjo është një mundësi që çdo individ zgjedh për veten e tij për të patur të ardhura shtesë në moshën kur i nevojiten më shumë.

Ka dy mënyra se si mund të realizohet ky kontribut.

1) individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të ulta.

2) shteti të fusë në funksion skemën me tri shtylla të kontributeve: kontributin e detyruar, kontributin vullnetar dhe skemën private, sikurse ndodh në të gjitha vendet e botës.

Nga 21.6% që kontribuojnë sot qytetarët për sigurimet shoqërore në shtet, sikur vetëm 3%-5%% e këtyre kontributeve ti kalonin për administrim skemës private, në fund çdo qytetar do të dilte me një pension të dytë shtesë dhe nuk do të ishtë më barrë as për shtetin e as për fëmijët.

Ndryshimi ligjor ku një pjesë e kontributeve të detyrueshme që punëmarrësit paguajnë në shtet të kalojë nën administrimin e fondeve private të pensioneve, nuk sjell asnjë kosto shtesë as për punëdhënësin, as për punëmarrësin dhe as për vetë shtetin.

Kjo sepse punëdhënësi dhe punëmarrësi do të paguajnë të njëjtën kuotë të kontributit të pensioneve, por nga ana tjetër do të kemi edhe një alternativë zhvillimi të tregut financiar.

Po kështu punëmarrësi dhe punëdhënësi kanë përfitime nga favoret ligjore të mostaksimit të kontributeve.

Për shembull, nëse një punonjës me pagë bruto 70 mijë lekë të reja në muaj do të vendoste që 5 mijë lekë ti kontribuonte për vete në Fondin Privat të pensioneve, paga e tij do të tatohej për 65 mijë lekë dhe jo më për 70 mijë lekë, sepse ndalesa për pension privat nuk tatohet.

Për pasojë, tatimi për pagën 70 mijë do të ishte 5200 lekë në muaj, ndërsa për pagesën 65 mijë tatimi është 4550 lekë në muaj. Si rezultat punëmarrësi fiton në muaj 650 lekë ose 7800 lekë në vit.

Nëse do të merrnin shembullin e pagës 100 mijë lekë të reja në muaj për një punonjës, dhe ai/ajo vendos që 10 mijë lekë ti kontribuojë në fondin privat të pensioneve, do të përfitonte nga mostatimi i 10 mijë lekëshit 1300 lekë në muaj ose 15600 lekë të reja në vit.

Ndërsa për ata që e kanë pagën 150 mijë lekë të reja në muaj dhe vendosin të derdhin si kontribut për pension privat 20 mijë lekë në muaj, përfitimi që do të kishin në vit është 55,200 lekë të reja.

Por këtu nuk përfiton vetëm punëmarrësi, por edhe punëdhënësi përfiton sepse i ulet tatimi mbi fitimin për kompaninë e tij, për shkak se kontributet për pension privat i llogariten punëdhënësit si pjesë e zbritshme. Nga ana tjetër, kompanitë që vendosin që të kontribuojnë për stafin e tyre për pension privat, gjithashtu kanë përfitime për efekt mostatimi.

Për shembull, nëse një kompani me të ardhura vjetore 500 milionë lekë, me shpenzime vjetore 300 milionë lekë, vendos që 5 milionë lekë ti investojë për stafin si pension privat, përfitimi që do të kishte nga tatimi mbi fitimin do të ishte 750 mijë lekë të reja.

Këto janë disa shembuj përfitimesh për një kohë të shkurtër, por nëse individët fillojnë të investojnë që më herët për pensionin e tyre apo në shifra më të mëdha, padyshim që pensioni mujor privat do të ishte në shifra shumë herë më të larta.

Tani fondet e pensionit janë të konsoliduara në treg ndaj duhet propozuar dhe lejuar edhe “Kolona e Dytë” e pensioneve private.

Pra që të dalim nga ky ngërç, ku mbështetja buxhetore nga shteti thellohet, zgjidhja e vetme është “Kolona e Dytë” e detyrueshme e pensioneve private e cila do të ndihmonte në zhvillimin e një kolone të tretë mbi baza vullnetare.

Çfarë është “Kolona e Dytë” dhe si funksionojnë tani këto të treja bashkë. Dhe pse duhet?

Kolona e dytë” është një sistem i detyrueshëm me menaxhim privat, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (kolona e parë), është i detyruar ligjërisht të paguajë një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh.

Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një e ardhur (pension) nga skema e sigurimit të detyrueshëm shteteror dhe një tjetër e ardhur (pension) nga skema private e sigurimit.

Ndërsa “Kolona e Tretë” është një sistem krejtësisht vullnetar me manaxhim privat, ku çdo person që dëshiron të ketë burime të ardhurash më të larta në periudhën e pensionit hyn në marrëdhënie sigurimi me këto institucione private, të cilat, nëpërmjet një menaxhimi efikas, sigurojnë të ardhura më të mëdha dhe përfitime shtesë kundrejt pagimit të kontributeve.

Një nga sistemet që po instalohet dhe zhvillohet sot me sukses në Europë e më gjerë, është vendosja e sistemit të Alternuar të Pensioneve të lartë.

Ky sistem, presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën private.

Pra nëse sot sigurimet shoqërore paguhen nga punëmarrësi në masën 23% me shtimin e kolonës së pensioneve private të detyrueshme, kjo masë do të ndahet në 19% kontribute në shtet dhe 4% në privat.

Në asnjë rast nuk do të ketë barrë shtesë për kontribuesin. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë, bëhet pjesëmarrës në këto skema.

Këtë model krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Çeki, Sllovaki, madje edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Shembull:

Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18.% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private (kolona e II), nga ku me plotësimin e moshës çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Siç dihet, vetëm tre vënde të Ballkanit Perëndimor Shqipëri, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Për kushtet ku ndodhet Shqipëria, futja e një sistemi privat pensionesh është më i përshtatshëm. Kjo për 3 arsyet si më poshtë:

Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) vijnë nga sektori privat, prandaj s’ka asnjë arsye të mos vlerësohet edhe në këtë fushë.

Së dyti, Përafrimi i ligjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për tu anëtarësuar në familjen e përbashkët europiane (BE).

Së treti, këto skema ndihmojnë më mirë ekonominë e vendit duke mobilizuar paratë e lira të popullatës nëpërmjet investimeve të tyre në instrumenta financiarë afatgjatë 5-10 vjeçare (Obligacione Shtetërore).

Jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri urgjente detyrimi me ligj për pensionet private.

Është koha t’i japim mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm, me përfitime më të larta.

FONDI SIGAL, 15 VJET NË TREG

Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL, më i madhi në Shqipëri me mbi 45% të tregut, i ka fillesat e veta në vitin 2006 dhe administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA  sh.a prej vitit 2011. Dhe që prej krijimit është lider në treg.

Historia e tij është histori suksesi ku fondi ka shënuar çdo vit rritje të aseteve të anëtarëve, duke konfirmuar dhe forcuar besimin e anëtarëve të fondit tek SIGAL për të siguruar atyre ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete neto me rreth 1 miliard lekë ( +87 %).

Bazuar në ritmin e rritjes së viteve të fundit, parashikohet që vlera e aseteve neto të Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL do mund të arrijë në 100 milionë euro në vitet 2030.

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL 

Fondi i Pensioneve Private SIGAL vjen gjithmonë me risi për klientët e tij.

Përveç produkteve që ofron, të njëjta me homologet e tij në Europën, Fondi SIGAL sjell vazhdimisht lehtësira për qytetarët të cilët i besojnë atij qetësinë financiare në moshën e tretë.

Fondi SIGAL ka lançuar një mundësi të re: anëtarësim në fond vetëm me një klik, përmes celularit apo laptopit tuaj, pa patur nevojë të paraqiteni në zyrat e tij.

Vizitoni websiten-n e Fondit SIGAL, klikoni në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/, aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit dhe automatikisht bëheni pjesë e Fondit më të madh të Pensioneve në Shqipëri duke kursyer kohë dhe para.

Çdokush që anëtarësohet Online në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL përfiton menjëherë zbritje:

  • Deri në 30% në rrjetet në klinikat dhe Spitalet e rrjetit SIGAL
  • 50% në fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • 25% në sigurimin e pronës dhe pasurisë
  • 15% zbritje në sigurimin e automjetit KASKO.

Pikat e Fondit të Pensionit Vullnetar SIGAL në rang kombëtar:

 

Pensionet private janë alternativa që në të gjithë botën kanë zgjidhur historinë e pensioneve. Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri njerëzit ti shohin si një alternativë shpëtimi pensionet private nga pikëpamja e të ardhurave dhe të mos u bëhen më barrë fëmijëve të tyre.

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni me këshilltarët e Fondit SIGAL:

Tel: +35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHE: Tjetër lehtësi nga Fondi SIGAL/ Paguaj kontributin për pension privat direkt me e-banking

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat