Edhe pse kanë kaluar mbi 23 vjet nga themelimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania e sigurimeve më e besuar nga shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëmshpërblime në rast dëmi.
Këtë fakt e vërteton edhe raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2022.
Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere, duke zenë mbi 21% të tregut tek sigurimet e detyrueshme dhe mbi 41% tek ato vullnetare.
Siç shihet edhe në tabelat e mëposhtme, të publikuara nga AMF, SIGAL UNIQA, si në sigurimet e detyrushme ashtu edhe në ato vullnetare, qëndron mbi 7 kompanitë e tjera që operojnë në tregun shqiptar.
Sa i përket sigurimeve të detyrueshme, SIGAL qëndron në krye me 21.16%, rreth 5% nga kompania e dytë në rradhë.
Ndërsa sa i përket sigurimeve vullnetare, SIGAL qëndron e para me 41.81% të tregut, shumë larg kompanive të tjera.
Gjithnjë pranë klientëve, përmes zgjidhjeve të shpejta, të sigurta dhe të thjeshta, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj sigurimi, mbrojtje dhe komoditet maksimale.
Duke sjellë produkte unike për tregun, të cilat kanë ndihmuar mijëra qytetarë në momentet më të vështira, siç ishte tërmeti i 2019-ës apo pandemia, kanë bërë që SIGAL UNIQA të përforcojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.
LEXO EDHE: Sigurimi i Shëndetit/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë mes 8 kompanive në treg