10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet9 organet e trupit tonë pa të cilat mund të jetojmë normalisht

9 organet e trupit tonë pa të cilat mund të jetojmë normalisht

Ndoshta jo të gjithë e dinë por ka disa organe në trupin tonë pa të cilat ne mund të jetojmë, dhe madje të bëjmë një jetë normale. Njerëzit për arsye nga më të ndryshmet qofshin ato aksidentale apo për shkak të sëmundjeve janë të detyruar që të kryejnë ndërhyrje të caktuara duke hequr ndonjë organ.

Pa këto 10 organe mund të jetoni.

Mushkëria– Ju mund të keni pak mangësi në frymëmarrje, por të jetosh me një mushkëri është krejtësisht e mundur. Në vitin 1931, Rudolph Nissen, i cili operoi Albert Einsteinin, ishte kirurgu i parë që hoqi me sukses mushkërinë e një pacienti.

Veshka-Nëse sëmundja, dëmtimi apo helmimi pengon veshkat tuaja që të filtrojnë gjakun, ato duhet të hiqen. Ju mund të përballoni mjaft mirë të paturit të vetëm një veshke, por nëse i humbni të dyja, ju do të duhet të përdorni një makinë dialize.

Stomaku–  Një gastrektomi, kirurgjia për heqjen e stomakut, mund të jetë e nevojshme për të trajtuar kancerin ose ulcerat. Një gaztrektomi totale rezulton në lidhjen e ezofagut tuaj direkt me zorrën, e cila do të ketë një efekt afat-gjatë në ushqimin dhe tretjen.

Fshikëza e tëmthit– Me vendndodhje pak më poshtë se mëlçi, fshikëza e tëmthit depoziton lëngun për shpërbërjen e yndyrnave të ushqimit. Gurët e tëmthit të shkaktuara nga kolesteroli i lartë mund të kërkojnë heqjen e tëmthit.

Zorrët– Ka rreth 7.5 metër të zorrë të holla dhe të trasha në barkun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, e gjithë kjo mund të hiqet, ndonëse thithja e ushqyesve më pas mund të jetë problematike.

Sytë– Jeta mund të jetë e vështirë pa të parit, ose pa sytë, por është e qartë se shumë njerëz jetojnë jetë përmbushëse, pa dhuratën e të parit.

Apendisiti– A është ky një organ rudimentar, apo pjesë e sistemit tonë imunitar? Gjykimi mjekësor është ende i paqartë për këtë pyetje, por është e qartë se heqja nuk shkakton ndonjë problem.

Shpretka– Shpretkë juaj qëndron pak mbi stomak, në pjesën e majtë të trupit tuaj; ajo pastron gjakun dhe lufton infektimin. Por në qoftë se sëmundja apo plagosja kërkon heqjen e saj, organet e tjera mund të kompensojnë për humbjen e shpretkës.

Pankreasi– Ky organ i vogël qëndron pak nën stomak, dhe sekreton hormonet dhe enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Në disa raste të kancerit pankreatik, i gjithë organi mund të hiqet, edhe pse pacienti do të kërkojë hormone zëvendësuese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat