27.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2023 mund të shënojë vitin më të ngrohtë në histori/ Pse duhet...

2023 mund të shënojë vitin më të ngrohtë në histori/ Pse duhet të sigurojmë shëndetin, pronën dhe automjetin?

Temperaturat globale po rriten në nivele rekord këtë muaj, një shenjë se kriza klimatike po përparon.

Ekspertët shprehen se femomeni “El Nino” i cili ka nisur në shumë shtete, mund të bëjë që ky vit të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Temperaturat globale të rregjistruara në Qershor janë 1 gradë Celsius mbi mesataren duke thyer kështu rekordin e vendosur në vitin 2016.

Ky vit ka nisur tepër i ngrohtë, ku rekordi i të nxehtit u vendos nga Porto Rico në Siberi në Spanjë, ndërsa nxehtësia e madhe në Kanada shkaktoi zjarre masive. Temperaturat në Qershor shkuan në mbi 30 gradë Celcius.

LEXO EDHE: “Vala e të nxehtit më e keqe në histori”/ Edhe Siberia zhytet në temperatura rekord

Sipas një raporti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA, bota rregjistroi Majin e tretë më të ngrohtë në një rekord të temperaturës, me Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut që të dyja u përballen me nxehtësi ekstreme.

Në Maj, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se temperaturat globale ka të ngjarë të rriten gjatë pesë viteve të ardhshme, të nxitura nga “El Niño” si dhe emetimet.

Ndërsa njerëzit po ndiejnë nxehtësinë në tokë, një shpërthim edhe më i jashtëzakonshëm i nxehtësisë po ndodh në dete, ku sipas shkencëtarëve temperatura e deteve dhe oqeaneve është rritur ndjeshëm nga Marsi në Maj.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

Nxehtësia e tepërt në oqeane, të cilat mbulojnë 70% të sipërfaqes së globit po deformon popullsinë e peshqve dhe po shkatërron shkëmbinj nënujorë koralorë.

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht Europën, por edhe Shqipërinë

Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Sipas AMF, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2023 siguruan mbi 351 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 37.19% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2023, vihet re një rritje prej 43,7% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.95% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar 2022.

Sa i përket kompanive që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para sa i përket vendit që ze në treg.

Nëse në janar 2022, SIGAL UNIQA zinte 37,89% të tregut, në janar 2023 ze 50,46% të tij.

Në vlera konkrete, në janar 2022 SIGAL UNIQA numëronte 51,612,000 prime bruto, ndërsa në janar 2023 numëron 98.793,000 prime bruto të shkruara.

 

Sigurimet, një klik larg

Siguracionin e Pronës, Shëndetit apo Automjetit tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Siguroni shëndetin, pronën dhe automjetin dhe priteni verën të qetë.

LEXO EDHE: Ofertë që nuk duhet humbur/ Me vetëm një “Like” në Facebook, 10% ulje në Sigurimin e Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat