17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 shtrime në ditë nga Covid-19/ Si ju vjen në ndihmë "TeleShëndet"

10 shtrime në ditë nga Covid-19/ Si ju vjen në ndihmë “TeleShëndet”

Rritja e infektimeve nga koronavirusi ka shtuar edhe urgjencat drejt spitaleve.

9 deri në 10 pacientë në ditë, nga Tirana dhe rrethet, i drejtohen spitalit Covid 3 për trajtim të specializuar.

Mjekët infeksionistë thonë se pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë periudhë janë të moshave mbi 40 vjeç të cilët kanë prekje të mushkërive, por dhe organeve të tjera.

Edhe pse varianti BA5 është më i lehtë se format e deritanishme të Covid-19, vendi gjithashtu po përballet edhe me një rritje me hapa të shpejtë të të infektuarve me Covid-19, duke e bërë më të vështirë identifikimin e virusit nga vetë qytetarët.

Sigurisht që jo gjithmonë mund të përdorim metoda popullore për t’u kuruar, sidomos në raste si ky, ku dy viruse të ndryshme kanë të njëjtat simptoma në gjeneralitet.

Por për të zgjidhur këtë hall të ditëve të fundit, nuk është e nevojshme që të shkoni në qendrat spitalore për të kryer vizitat mjekësore.

SIGAL UNIQA Group Austria prej më shumë se dy vitesh tashmë ka sjellë në treg risinë mjekësore “Teleshëndet”, e cila ka lehtësuar mjaft të gjithë këtë proces, duke shmangur qëndrimin e gjatë në radhë para zyrave të mjekëve, kontaktin me të infektuar të tjerë të mundshëm dhe ka ulur kostot financiare për qytetarët.

“Teleshëndet” është një shërbim mund të shkarkohet lehtësisht në telefonin tuaj si një aplikacion i thjeshtë dhe ju mundëson komunikimin 24 orë në 7 ditë të javës, sa herë që ju apo familjarët tuaj ta kenë të nevojshëm komunikimin me një mjek të licensuar.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë pushimeve tuaja, mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos prishni pushimet tuaja por aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Përfitimet nga Teleshëndet:

  • Komunikim me mjekun 24/7 me të cilin mund të konsultoni:
  • Interpretimin e ekzaminimeve të kryera
  • Konsultë me mjekun për shqetësimet shëndetësore
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Check up vjetor për ju ose një familjar pa limit moshe me këto analiza pranë klinikës MultiMedical: Gjak komplet, Urinë komplet, Glicemi esëll, 1 Echo me zgjedhje, Kolesterol, Sgpt, Sgot, Azotemi, Kreatinemi, EKG + Vizite, Interpretim analizash
  • Zbritje deri në 50% në rrjetin mjekesor të SIGAL UNIQA https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/rrjeti-yne-mjekesor/
  • Zbritje të dedikuara për COVID në klinikën Pipero Care
  • Zbritje të dedikuara për shtatzani në klinikën MultiMedical
  • Vizitë okulistike falas dhe lente ose syze optike pranë Tom’s Optic deri në 3,000 Lekë zbritje
  • Zbritje të dedikuara për sherbime dentare në klinikën Dental Care One

Paketa individuale kushton vetëm 5,000 Lekë në vit ndërsa ajo familjare (4 persona) 10,000 Lekë.

Tani ju nuk keni nevojë të paraqiteni në një prej zyrave të SIGAL për të blerë siguracionin shërbimin “TeleShëndet”. Falë SIGAL ONLINE tashmë atë mund ta bënin tuajin në pak minuta.

Për çdo pyetje ose paqartësi, kontaktoni:

WhatsApp: +355 68 60 62 829

E-mail:[email protected]

LEXO EDHEMbrojtje “nonstop”/ SIGAL UNIQA, kompania më e preferuar e shqiptarëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat